4 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Grabitësi nga Zhuri dënohet me shtatë vjet burgim

Gjykata Themelore e Prizrenit ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarit nga fshati Zhur, Komuna e Prizrenit dhe i shqiptoi dënim prej 7 (shtatë) viteve burgim efektiv për veprën penale të grabitjes.

“Me datën 30.09.2016 Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarit me iniciale L.A. nga fshati Zhur dhe e ka shpallur fajtor për veprën penale të grabitjes nga neni 329 par.3 lidhur me para.1 të KPK-së. dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vite, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 3000 (tremijë) euro”, thuhet në kumtesën e Gjykatës, shkruan PrizrenPress

Sipas kumtesës, paraburgimi të njëjtit i vazhdohet deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

Me datën 22.03.2016 rrethë orës 23:00 në fshatin Zhur KK-Prizren në kazinonë “Kajot” duke përdorur forcën apo kanosjen serioze si dhe duke pasur me vete armën, përvetëson pasurin e luajtshme të personit tjetër me qëllim që vetit ti sjell dobi pasurore të kundërligjshme në atë mënyrë që hyn në lokalin “Kajot” në mënyrë të dhunshme dhe i maskuar me armë në dorë duke shkrepur në drejtim të banakut ku kërkon nga i dëmtuari që t’ia mbush çantën me të holla, pasi e merr çantën me të holla largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër

Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Kosovë ka arritur deri në 1.60 euro për litër këtë të hënë. Sipas kryetarit të Shoqatës së...

Hapet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Kijevë

Në fshatin Kijevë të Malishevës ka filluar punën Qendra e re e Mjekësisë Familjare (QMF), e cila do të ofrojë kushte moderne dhe shërbime...

Lajmet e Fundit