11.6 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Grabovci: Blloku dhe VV po mohojnë shtetin e Kosovës

AdemGrabovci6-05Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, thotë se marrëveshja mes Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje është kryekëput për interesa personale e grupore dhe aspak parimore.

Grabovci thotë për Politiko.net se me veprimet e tyre Blloku LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje po mohojnë shtetësinë e Kosovës, duke mos njohur vendimet e institucioneve të pavarura të shtetit.

“Për asnjë parim nuk bëhet fjalë në atë marrëveshja. Çdo gjë mund të bëhet fjalë por për parime jo. Këtu absolutisht nuk ka parime por vetëm interesa shumë të ngushta dhe inate”.

“Ne nuk do të udhëheqim asnjëherë mbi politikën e inatit por mbi politikën e arsyes në interes të shtetit”.
“Përcaktimi i PDK’së ka qenë shumë i qartë prej kohësh: kërkojmë kushtetutshmëri, ligjshmëri dhe institucionalizim. Angazhimet tona do të jenë për institucione funksionale dhe jam shumë i sigurt se këtë do t’ua ofrojmë qytetarëve të Kosovës”.

“Çdo tentativë që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovë, së pari me vullnetin e qytetarëve të Kosovës që është sovrani i këtij vendi, Kushtetutën, ligjet dhe institucionet e Kosovës për mua personalisht si deputetë dhe përfaqësues i qytetarëve është i papranueshëm dhe shumë i dëmshëm”.

Nënkryetari i PDK’së thotë se e drejta është në anën e kësaj partie, e cila, sipas tij, me angazhimin e saj po u shërben interesave të qytetarëve të Kosovës.

“PDK po mbron diçka të shenjtë, po mbron votën e qytetarëve, po mbron pozitën e tyre, Kushtetutën e Kosovës dhe në mënyrë absolute nuk e besoj se dikush prej qytetarëve është për të shkelur mbi kushtetutën e Kosovës”.
“Nuk e besoj që një qytetar i Kosovës është që ne t’i mohojmë institucionet, të mohojmë shtetin tonë, Mohimi i shtetit tonë ndodh atëherë kur nuk respektohen vendimet e institucioneve tona por tentohet që vendimet të interpretohen për dëshirën e individëve të caktuar dhe për interesa individuale. Kjo është e papranueshme për qytetarët e Kosovës”.
“Mohimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese është mohim i shtetit”, thotë Adem Grabovci për Politiko.net

Më Shumë

Aroma e pitalkës që tradicionalisht përcjell darkat e Ramazanit në Prizren

Asgjë nuk mund të krahasohet me aromën e pitalkës kur bie muzgu i mbrëmjes dhe je duke ecur pranë furrave të bukës nëpër qytet...

Në emër të kamatës tentuan t’ia merrnin pronat me vlerë rreth 1 mln euro/ Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim ndaj të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh ndaj të E.K. dhe A.K. nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Fajdeja”. Sipas kërkesës...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit