18.8 C
Prizren
E enjte, 11 Shtator, 2025

Grabovci: Mos e luani rolin e bllokuesit

AdemGrabovci6-05Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka thënë se është e domosdoshme që të enjten të miratohen në lexim të dytë Projektligji për Buxhetin dhe Raporti Qeveritar për privatizimin e 75 për qind të aksioneve.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Grabovci ka shprehur optimizëm se Kuvendi do t’i miratojë këto dy dokumente. “Duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre dy dokumenteve, Projektligjin për Buxhetin e vitit 2014 dhe Raportin Qeveritar për privatizimin e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, besoj fuqishëm se do të përkrahen edhe nga pozita dhe opozita”, ka deklaruar Grabovci.

Në këtë kontekst, Grabovci u ka bërë thirrje edhe deputetëve opozitarë ta përkrahin Projektligjin për Buxhetin e vitit 2014. “Kërkoj nga kolegët opozitarë që të enjten të votojnë në favor të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2014. Në këtë drejtim të gjithë kemi përgjegjësi sepse buxheti nuk është i Qeverisë dhe pozitës, por është i të gjithëve”, ka thënë Grabovci, duke i vlerësuar si joparimore kritikat e opozitës karshi buxhetit dhe privatizimit të PTK-së. “Nuk është mirë të bëhet fushatë për çështje të kësaj natyre. Ne fushatën mund ta bëjmë në forma të tjera. Po ashtu duhet të garojmë me ide, programe, vizion, vlera, kurrsesi të luajmë me një ndërmarrje e cila është kaq e rëndësishme, siç është PTK-ja”, ka thënë Grabovci.

Ai ka thënë se Projektligji për Buxhetin është hartuar në përputhje me kërkesat dhe rekomandimet e deputetëve.“Buxheti nuk i përket vetëm një subjekti politik apo një koalicioni qeverisës, por është buxhet i të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke përfshirë edhe opozitën. Karshi këtij buxheti kemi përgjegjësi si pozita ashtu edhe opozita. Prandaj nuk dëshiroj që askush ta luajë rolin e bllokuesit apo bojkotuesit, por duhet të vijnë në seancë dhe ta japin votën e tyre”, ka thënë Grabovci.

Më Shumë

Punimet për ndërtimin e rrugës pranë QKMF-së së re në Prizren drejt përfunditmit

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e rrugës përskaj Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare së re, në ambientet e...

ATK shënon rritje të qëndrueshme të të hyrave në periudhën janar-gusht 2025

Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që në periudhën janar–gusht të viti 2025 të mbledh gjithsej 713.3 milionë euro të hyra, duke tejkaluar të...

Lajmet e Fundit