11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Grabovci për Specialen: Ta marrim draftligjin, pastaj shohim!

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se deputetët e partisë së tij do të votojnë në përputhje me interesin nacional të Kosovës, kur bëhet fjalë për Gjykatën Speciale.

Ai nuk ka pranuar të thotë nëse PDK-ja i ka numrat e nevojshëm ose jo për t’i votuar amendamentet kushtetuese përmes të cilave mundësohet themelimi i Speciales, duke insistuar në faktin se është i bindur se ligjvënësit kosovarë janë të vetëdijshëm në rëndësinë dhe peshën e këtij procesi nëpër të cilin po kalon vendi.

“Jemi të interesuar të bisedojmë për një proces fer dhe posa ta marrim draftligjin do ta diskutojmë me kolegët deputetë. Jam i bindur se deputetët do të votojnë në përputhje me interesat e vendit. Nuk kam të drejtë as ligjore as morale për ta kërkuar votën e dikujt pa e ditur se për çka do të votojnë. Posa ta marrim draft ligjin nga Qeveria e Kosovës, do të diskutojmë me deputetët çështjen e votimit”, ka shtuar Grabovci.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka deklaruar se institucioni të cilin ai përfaqëson, shumë shpejt do ta ketë Projektligjin për dhomat e veçanta të Speciales dhe do t’i votojnë së bashku me ndryshimet kushtetuese. /Telegrafi/

Më Shumë

Pas 24 viteve martesë, çifti nga Prizreni bëhen prindër të binjakëve

Pas 24 viteve martesë, një çift nga Prizreni janë bërë prindër për herë të parë. Ata kanë binjakë. Gjinekologu që përcolli lindjen e binjakëve, foli për...

Arrestohet një person në Rahovec, ushtroi dhunë në familje nën ndikimin e alkoolit

Një person në Rahovec është arrestuar, pasi i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë në familje. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së...

Lajmet e Fundit