23.5 C
Prizren
E diel, 24 Gusht, 2025

Gratë e Malishevës bënë homazhe të Heroina, Xhevë Krasniqi- Lladrovci dhe këngëtarja Nexhmije Pagarusha

Në  “Javën e Barazisë Gjinore”, të organizuar nga Vera Bytyçi, Zyrtare për Barazi Gjinore, u zhvilluan shumë aktivitete të përbashkëta me gratë këshilltare në Kuvendin Komunal, Komitetin për Barazi Gjinore, me shoqata për Mbrojtjen e Grave që veprojnë në Malishevë si dhe në disa shkolla fillore të mesme të ulëta, ku me nxënës krijuan, ese, ekspozita, në fund më të mirët u shpërblyen, si dhe gjatë gjithë aktivitetit, jehuan tingujt melodik të muzikës së Nexhmije Pagarushës .

Aktiviteti qendrorë u mbajt në Malishevë dhe këtij tubimi iu drejtua, Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.” Sot në marsin e ngjarjeve të mëdha historike, krahas burrave dhe ju gratë, luftuat me pushkë e penë për çlirimin dhe lirinë e Kosovë, sot ju po e vazhdoni luftën edhe në paqe për zhvillimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, po e zhvilloni luftën për arsim, shëndetësi, udhëheqje dhe vendimmarrje, për punësim, kulturë dhe sport, e si Malishevë, tashmë kemi kaluar mbi 45% të punësuara në arsim dhe shëndetësi, nga gjinia femërore, prandaj suksese në punën tuaj fisnike”, përfundoi Berisha, duke i përgëzuar gratë për festat e, 5,6,7 dhe 8 Marsit .

Në këtë tubim u ndanë edhe mirënjohje për gratë më të suksesshme si për Heroinën, Xhevë Krasniqi – Lladrovci, në arsim, shëndetësi, kulturë, për mbrojtjen e të drejtave të grave, e në biznes, ndërsa në fund u bënë homazhe të shtatorja e Heroinës, Xhevë Krasniqi- Lladrovci në Drenas dhe të këngëtarja Nexhmije Pagarusha në Pagarushë.

Më Shumë

Policia pajiset me radar mobile, shqiptoi 13 gjoba në Prizren

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor (NJRTRR) në Prizren, është pajisur me një automjet të ri me radar mobil. Më datë 20.08.2025,...

Arrestohen dy persona në Prizren, sekuestrohen kokainë, marihuanë e para të gatshme

Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale që lidhen me narkotikët. Gjatë kontrollit të realizuar në një shtëpi...

Lajmet e Fundit