Prizren, nismë për riparimin e obeliskut kushtuar dy pilotëve amerikanë

Pjesa e prapme e obeliskut në Prizren, kushtuar dy pilotëve amerikanë, që kishin humbur jetën në vitin 1999 në afërsi të kufirit Shqipëri-Kosovë, është dëmtuar.

Dyshimet fillestare janë se pllaka e prapme ka rënë vetvetiu. Por, disa veteranë të UÇK-së kanë shprehur gatishmërinë që në mënyrë vullnetare ta rregullojnë memorialin, i cili ndodhet në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren, raporton KOHA.

Invalidi dhe veterani i UÇK-së, Hysni Rexhaj, tregon se nismës për riparimin e pjesës së dëmtuar të obeliskut i janë bashkëngjitur disa veteranë, meqë konsiderojnë se vepra e dy ushtarëve amerikanë meriton respekt.

“Ky është një memorial i dy dëshmorëve amerikanë, të cilët i kanë ardhur në ndihmë popullit tonë. Thjesht duke pirë kafe, me vetëdëshirë, me disa shokë, grup veteranësh grumbulluam mjete për ta rregulluar memorialin e dy ushtarëve amerikanë këtu në Prizren, që është dëmtuar vetvetiu”, ka thënë Rexhaj.

Sipas tij, secili memorial në Komunën e Prizrenit meriton të ketë përkujdesje institucionale.

“Janë duke u kujdesur dhe kujdesen dhe duhet të kujdesen. Po se mbrojtëm të kaluarën, nuk do të kemi të ardhme”, ka shtuar ai.

Ushtarët e ndjerë amerikanë, David Gibbs dhe Kevin Reichert, kishin humbur jetën në maj të vitit 1999, pas rrëzimit të helikopterit “Apache” gjatë një fluturimi rutinor në afërsi të kufirit Shqipëri-Kosovë.

Obelisku në Prizren në nderim të tyre ishte përuruar më 26 maj të vitit 2014, me rastin e shënimit të Ditës së Përkujtimit të ushtarëve amerikanë që kanë rënë gjatë shërbimit në forcat e armatosura.

Më Shumë

Totaj për rastin e Nait Hasanit: Në listën përfundimtare janë përfshirë edhe emra që s’janë propozuar nga dega e PDK

Shaqir Totaj ka dhënë detaje shtesë për futjen në listë të Nait Hasanit. Kjo pasi që Totaj dje kishte thënë në një deklaratë se Hasani...

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit