13.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Grenell pas takimit me Mustafën: Zhvillimi ekonomik nis duke ndaluar përplasjet politike

Emisari i Posaçëm amerikan, Richard Grenell, ka folur pas takimit që ka zhvilluar me Kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Ai ka thënë se me të pranishmit në takim, kanë ndarë disa ide ku fokus i veçantë ishte zhvillimi ekonomik dhe për këtë duhet fillimisht tejkaluar përplasjet politike, njofton Klan Kosova.

”Ndava mesazhin e njejtë që sjemi të interesuar të përfshihemi në formimin e Qeverisë”.

”Ne ndamë disa ide ekonomike për të krijuar energji përreth për të krijuar vende të reja pune”.

”Folëm për një të ardhme me progress”.

”Administrata Trump është krenare për arritjen e saj në ekonomi – një nga ekonomitë më të mira në botë”.

”Kjo fillon duke ndaluar përplasjet politike. SHBA do që të sjellë idetë ekonomike të saj, do sjelljen e bizneseve të huaja në Kosovë e Serbi. Krijimi i vendeve të reja të punës, do të jetë një nga prioritetet e SHBA-së”.

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, ku ka mundësi të sjellin ndonjë reshje të...

Malishevë: Gruaja largohet nga shtëpia, shkak dhuna e burrit

Një grua është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj. Rasti ka ndodhur të hënën në Malishevë, rreth orës...

Lajmet e Fundit