5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Gropa e pambyllur që mori dy fëmijë

Dy fëmijë, të cilët ndërmjet vete ishin kushërinj, janë mbytur në një gropë me ujë në fshatin Sërbicë të Prizrenit. Ngjarja tragjike, e cila ka tronditur banorët e kësaj ane, ka ndodhur të martën pasdite.

Fëmijët e familjes Bytyçi, Leotrimi dhe Leonardi, janë mbytur në një gropë në kodër të fshatit, teksa bashkë edhe me dy bashkëmoshatarë të tjerë kishin hyrë për t’u larë në ujin që ndodhej në gropën e hapur nga fabrika e tullave, shkruan ‘Zëri’.

Trupat e pajetë të Leotrimit 11-vjeçar dhe djalit të xhaxhait të tij, Leonardit, 9-vjeçar, janë varrosur mes dhembjesh e lotësh të mërkurën në mesditë.

Në ceremoninë e varrimit kanë qenë të pranishëm familjarë, miq, banorë të fshatit dhe shokët e shoqet e viktimave nga bankat shkollore.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për largimin e mallrave pa leje nga hapësirat publike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga data 16 prill 2026 do të nisë një aksion për largimin e mallrave të ekspozuara pa leje...

Policia e kap hajnin e veturave dhe marketeve në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari në Prizren për së paku pesë vjedhje. Lajmin e ka bërë të ditur për...

Lajmet e Fundit