Guardiola befason të gjithë, 56 milionë euro për mbrojtësin e Leicester

Pep Guardiola e dëshiron edhe një qendërmbrojtës në skuadër, pa përfunduar afati kalimtar i janarit

Manchester City problemin kryesor këtë sezon po e ka me qendërmbrojtës, pas lëndimit të vazhdueshëm të kapitenit Vincent Kompany.

Kështu trajneri Pep Guardiola ka në dispozicion vetëm tre qendërmbrojtës, Nicolas Otamendi, Johnn Stones dhe Mangala.

Por, sipas The Sun, skuadra nga Manchesteri po përgatit një ofertë befasuese për qendërmbrojtësin e Leicester Cityt, Harry Maguire.

City është gatu të shpenzojë 56 milionë euro për anglezin, i cili shihet si ideal në partneritet me Otamendin.

Përveç tij, në listën e Guardiolas është edhe mbrojtësi spanjoll i Real Sociedad, Martinez.

Më Shumë

Zyrtare: Divine Myles i bashkohet Bashkimit

Bashkimi po vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, ndërsa në mbrëmjen e sotme ka zyrtarizuar edhe afrimin e basketbollistit amerikan Divine Myles. “Mirë...

Suhareka në zi, Muharremaj reagon pas vdekjes së Flamur Kuçit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Flamur Kuçit, i cili ka vdekur në moshën 37-vjeçare. Në një...

Lajmet e Fundit