9 C
Prizren
E hënë, 26 Janar, 2026

Guardiola dënohet 24 mijë euro nga Federata Angleze

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, është dënuar 20 mijë funte dhe i është tërhequr vërejtja që të mos sillet në mënyrë të njëjtë në të ardhmen.

Në humbjen e City-t ndaj Wigan Athletic më 19 shkurt, Guardiola kishte bartur një fjongo të verdhë në mbështetje të të burgosurve në Kataloni, pas referendumit të nëntorit për pavarësi të këtij rajoni nga Spanja, përcjell Klan Kosova.

“Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, është dënuar 20 mijë funte dhe i është tërhequr vërejtja për sjelljen e tij në të ardhmen, pasi ka pranuar akuzën nga FA për bartjen e një mesazhi politik, më specifikisht një fjongoje të verdhë, në kundërshtim me rregullat e reklamimit dhe të uniformave të Federatës Angleze”, thuhet në deklaratën e FA-së.

Katalunasi mund të vazhdojë që ta bartë fjongon në konferencat për shtyp para dhe pas ndeshjes, por mbetet të shihet nëse ai do të sigurohet që ta mbulojë atë gjatë ndeshjeve.

Më Shumë

Sulmuan me mjete të forta katër zyrtarët policorë në Prizren, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje

Tre persona janë arrestuar pasi që kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta katër zyrtarë policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës...

Muqolli rikthehet te Rahoveci

Hendbollisti i Kombëtares së Kosovës, Jon Muqolli është rikthyer te Rahoveci pas aventurës në Emiratet e Bashkuara Arabe. KH Rahoveci, të martën ka njoftuar për...

Lajmet e Fundit