10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Hahn: ‘I pakënaqur’ me qasjen e disa partive në Maqedoni

Komisionari i Bashkimit Evropian për politikën e fqinjësisë evropiane dhe për negociata për zgjerim, Johannes Hahn, është shprehur “shumë i pakënaqur” me qasjen e disa partive të caktuara, për zgjidhjen e krizës së thellë në Maqedoni, pasi bisedimet politike mbrëmë vonë në Bruksel, përfunduan pa marrëveshje finale.

Në rrjetin Twitter Hahn ka shkruar se është “shumë i pakënaqur për mungesën e përgjegjësisë dhe të lidershipit nga disa”, por nuk ka dhënë më tepër detaje, raporton AFP nga Brukseli.

Liderët politikë në Maqedoni janë pajtuar këtë muaj për të mbajtur zgjedhje të parakohshme më së largu deri në prill të vitit të ardhshëm,me qëllim që të kapërcehet kriza e thellë politike, e cila e ka përfshirë këtë vend për disa muaj.

Në bisedimet e djeshme në Bruksel, që janë përshkruar si maratonike, parashihej që të përcaktoheshin detajet e zgjedhjeve dhe reformat e nevojshme.

Më Shumë

Bashkimi dominon Pejën: 6 ndeshje, 6 fitore për portokallezinjtë

Bashkimi ka vazhduar dominimin e plotë ndaj Pejës në këtë edicion të ProCredit Superligës, duke regjistruar edhe fitoren e gjashtë në po aq përballje...

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2542 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 31 aksidente...

Lajmet e Fundit