Haliti: Syri i Popullit kanë pasur takime me Anëtarët e Kryesisë së VV-së para atentatit ndaj Azem Vllasit

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se duhet të hetohen deklaratat e zyrtarëve të PDK’së për lidhjet Lëvizjes Vetëvendosje me “Syrin e Popullit”.

Haliti ka thënë se anëtarët e organizatës “Syri i Popullit” kanë pasur takime me Anëtarët e Kryesisë së Vetëvendosjes para atentatit ndaj Azem Vllasit në zyrën e tij.

“Nuk kam pasur fuqi t’i përgjojë apo t’i shohë me sy por edhe ata kanë dëshmuar se janë takuar”.

Ish-deputeti i PDK’së ka thënë se PDK ka bërë deklarata për lidhjet e “Syrit të Popullit” me Vetëvendosjen duhet të merren parasysh edhe nga prokuroria dhe të del e vërteta në shesh.

Ai thotë se i njeh një pjesë të anëtarëve të “Syrit të Popullit”.

“Murat Jashari ka qenë pjesë e celulës sime”.

Haliti thotë se Murat Jashari ka dërguar nga Zvicra në Shqipëri kryesisht pixhama dhe disa gjëra të tjera me kamionë.

Më Shumë

Aleanca në Prizren viziton OVL-UÇK-në, zotohet për mbështetje të vazhdueshme

Kryetari i Degës së Aleancës në Prizren dhe kandidat për deputet, Sejdi Bellanica, së bashku me kandidatët për deputet dhe anëtarë të kryesisë, kanë...

Aksident mes dy veturave në Rugovë të Hasit, dy të lënduar

Rreth orës 14:20, në rrugën magjistrale Gjakovë-Prizren, në fshatin Rugovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku si pasojë e aksidentit janë...

Lajmet e Fundit