Hamilton: Nuk luftojmë për kampionat

Piloti i Mercedes-it, Lewis Hamilton, ka thënë që nuk do të luftojë për të fituar Kampionatin Botëror.

Hamiltoni dje kishte një performance mjaft dëshpëruese në garë për Çmimin e Madh të Emilia Romagna, pasi e përfundoi në vendin e 14.

Pas asaj paraqitje ai ka thënë se ekipi i Mercedes-it nuk luftojnë për kampionatin, por për të kuptuar makinat.

“Me padyshim që nuk luftojmë për kampionatin. Ne po luftojmë për të kuptuar makinën dhe për të përmirësuar atë gjatë vitit”, ka thënë Hamiltoni.

Në garën për Çmimin e Madh të Emilia Romagna fitues ka dalë Max Verstappen, i cili po kalon në një periudhë fenomenale këtë sezon.

Më Shumë

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Qeveria mbështet projektin për furnizimin e Malishevës me ujë të pijes

Në ambientet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Banjë të Malishevës është prezantuar Studimi i Fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes të Komunës së...

Lajmet e Fundit