13.1 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025

Hapet konkursi për Zambakun e Prizrenit

Është shpallur konkursi për edicionin e 18-të të Festivalit të këngëve të vjetra qytetare “Zambaku i Prizrenit”, një festival i themeluar që më 1986. Faza konkurruese do të zgjasë deri me 7 gusht, thuhet në njoftimin e organizuesit të të këtij festivali, Studio Helix.

Festivali do të mbahet në pjesën e dytë të muajit gusht. Kënga që do të zërë vendin e parë, përveç “Zambakut të Argjend”, do të shpërblehet me shumën prej 500 euro, vendin i dytë do të shpërblehet me shumë prej 300 euro dhe vendi i tretë me prej 200 euro. Kënga më e mirë e zgjedhur nga publiku, përveç me “Mikrofonin e Artë”, do të shpërblehet edhe prej 300 euro.

Festivali i këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit” është shenja dalluese e qytetit të Prizrenit në fushën e organizimeve muzikore, duke e nxitur krijimin e muzikës së mirëfilltë qytetare dhe duke krijuar hapësirë për afirmim të emrave të ri të kompozitorëve dhe këngëtarëve.

“Edicioni i 28 i Festivalit Zambaku i Prizrenit, do të jetë një pikë kthese, jo vetëm në organizimin cilësor të festivalit por edhe cilësinë e pjesëmarrjes së këngëve të vjetra qytetare”, thotë Istref Krasniqi, drejtor i Studio Helix, i cili pohon se festivali i këtij edicioni do të dallohet që nga përgatitja e skenës, përformimi live e deri te cilësia e këngëve.

Kushtet për konkurrim janë këto:

– Këngët konkurruese duhet të kenë vlera të mirëfillta muzikore në frymën e këngës së vjetër qytetare ndërsa pjesëmarrësit në konkurs duhet të dërgojnë:
demo incizimin e këngës dhe tekstin në dy kopje.

– Punimet dërgohen me shifër, ndërsa në zarf të veçantë dërgohet emri dhe mbiemri i plotë i autorit me adresë të saktë dhe me numër të telefonit.
Do të shqyrtohen vetëm kompozimet e reja të cilat janë në frymën e muzikës së vjetër qytetare.

Festivali ka karakter garues.

Punimet duhet të dorëzohen deri më 7 gusht në adresën Rruga e Saraçëve, numër 3B, ose në adresën elektronike [email protected] me shenjën për Festivalin “Zambaku i Prizrenit 2016. Edicioni i 28 i
Festivalit Zambaku i Prizrenit do të mbahet në pjesën e dytë të muajit gusht.

Informatat më të hollësishme mund të merren në numrin e cel 044/049 187 394

Shpërblimet

Juria profesionale ndan tri vendet e para për këngët më të mira të festivalit. Kënga fituese shpërblehet me trofeun “Zambaku i Argjend”, përderisa votat e publikut përcaktojnë këngën më të mirë të zgjedhur nga publiku e cila shpërblehet me trofeun “Mikrofoni i Artë”.

Kënga që do të zërë vendin e parë, përveç “Zambakut të Argjend” do të shpërblehet me shumën prej 500 Euro, vendin i dytë, do të shpërblehet me shumë prej 300 Euro dhe vendi i tretë do të shpërblehet me shumën prej 200 Euro. Kënga më e mirë e zgjedhur nga publiku përveç me “Mikrofonin e Artë” do të shpërblehet edhe prej 300 Euro. Trofeu “Zambaku i Argjend” i takon kompozitorit, ndërsa Trofeu “Mikrofoni i Artë” i takon këngëtarit, Shpërblimet tjera në mënyrë të barabartë i takojnë këngëtarit dhe kompozitorit të këngëve fituese.

Historiku i Festivalit

Festivali i këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit” është themeluar në vitin 1986 nga institucionet e atëhershme kulturore të Kosovës, si ngjarje e vetme kulturore që kultivon zhanrin muzikës qytetare.

Festivali tradicional është iniciuar nga produkcioni muzikor i ish-RTP-së, me ç’rast e tërë orkestra e këtij institucioni është angazhuar në realizimin dhe përcjelljen e këngëve konkurruese. Ideolog i “Zambakut…” ka qenë redaktori i programit muzikor, Reshat Randobrava, i ndihmuar nga drejtori i programit të atëhershëm, Akil Koci. Në kohët e okupimit serb, me shkatërrimin e institucioneve kulturore dhe produkcionit muzikor të RTP-së, përgjegjësinë për ruajtjen e traditës e merr SHKA “Agimi”, e cila arrin që këtë festival ta bart në vitet pasluftës, prej kur komuna e Prizrenit merr përsipër menaxhimin e tij.

Pak vite më pas pushteti lokal nis dhënien në menaxhim dhe organizim të festivalit përmes konkursit (tenderit), praktikë kjo që ende aplikohet. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vrapimi i kuajve rikthen traditën e lashtë në Opojë

Në një atmosferë festive dhe përplot emocion, më 12 qershor në livadhin e Mejdanit në Opojë të komunës së Dragashit, u mbajt aktiviteti tradicional...

Të zhdukurit në Prizren gjenden pas dy ditësh, kthehen në shtëpi

Personat që ishin raportuar të zhdukur më 10 qershor 2025 në Prizren janë gjetur dhe janë kthyer pranë familjes ka njoftuar Policia e Kosovës. Rasti...

Lajmet e Fundit