11.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Hapet Qendra Artizanale në Prizren

Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik sot ka bërë hapjen e Qendrës Artizanale dhe të kurseve në pesë fusha të ndryshme, në atë të djegies në dru, relievit në letër, rrobaqepjes, punimit të shajakut dhe dizajnimit të veshjeve moderne, transmeton PrizrenPress.

Në njoftimin e Komunës thuhet se këto kurse, që do të mbahen me qëllim të aftësimit profesional dhe të fuqizimit të grave, do të zgjasin rreth 4 muaj dhe do të marrin pjesë më shumë se 100 gra.

Fotografia e Komuna e Prizrenit

“Me qëllim të mbarëvajtjes së këtyre kurseve, Komuna e Prizrenit ka bërë renovimin e objektit, duke hapur kështu Qendrën për Artizanale, e cila do të ofrojë një ambient të përshtatshëm për mbajtjen e këtyre kurseve, si dhe do të mundësojë promovimin dhe shitjen e produkteve edhe të OJQ-ve lokale që posedojnë punime artizanale”, thuhet në njoftim.

Fotografia e Komuna e Prizrenit

“Këto kurse janë organizuar në bashkëpunim me TIKA-n, e cila ka bërë sigurimin e makinave të qepjes, si dhe me Institutin Yunus Emre dhe Komunën e Konya’s, e cila ka bërë sigurimin e materialeve të lëndës së parë për punë dhe ka mundësuar sjelljen e trajnerëve që do të japin kurse”./PrizrenPress.com

 

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Më Shumë

“Kolla e keqe”, infektologu Ramadani tregon tri fazat që kalon i infektuari

Ka arritur në 14 numri i të prekurve nga sëmundja infektive Pertussis, e njohur në popull si kolli i keq. Instituti Kombëtar i Shëndetit...

Kryeziu: Serbia vazhdon me regjimin e Millosheviqit, pavarësisht që kanë ndryshuar njerëzit

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, thotë se Serbia me veprimet e ngjashme si ato të sotme që ndaloi kosovarët në pikat kufitare, po tregohet...

Lajmet e Fundit