7.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Haradinaj dhe Limaj, sot e lidhin koalicionin

Sot (e hënë) pasdite Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën do ta nënshkruajnë koalicionin parazgjedhor në bazë të cilit, në zgjedhjet e ardhshme, do të shkojnë si dy forca të përbashkëta politike.

Burime të gazetës “Epoka e re” brenda AAK-së kanë konfirmuar se liderët e të dy partive politike sot në orën 10:00 do të takohen në zyrat e AAK-së, para se ta nënshkruajnë marrëveshjen. Sipas kësaj marrëveshje AAK-ja dhe Nisma, pas zgjedhjeve, nuk e përjashtojnë koalicionin me partitë në pushtet PDK-në dhe LDK-në.

“Sot në orën 10:00 në selinë e AAK-së do të takohen liderët e dy partive politike dhe grupet punuese për ta finalizuar marrëveshjen e koalicionit dhe tek pasdite do të ndodhë edhe nënshkrimi i koalicionit nga dy liderët Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj”, ka thënë ky burim brenda AAK-së.

Raportet e AAK-së me Lëvizjen Vetëvendosje! janë ftohur kohëve të fundit, sidomos pas vendimit të AAK-së për ta organizuar protestën e radhës më 14 maj në krye në vete dhe pa koordinimin me dy partitë e tjera opozitare.

Të dielën Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje! ka dalë me një qëndrim sa i përket situatës së fundit politike në vend dhe bashkëpunimit me dy partitë tjera opozitare. Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie kërkon vazhdimin edhe më intensiv të përpjekjes për ta krijuar një alternativë të bashkuar, e cila do t’i përfshinte Vetëvendosje!-n, AAK-në, Nismën dhe personat e organizatat e interesuara të shoqërisë civile që nuk pajtohen me këtë gjendje. /Epoka e re/

Më Shumë

Malisheva rikthehet te fitoret, “shokon” Llapin

Malisheva shënoi një fitore të merituar në shtëpi, duke mposhtur Llapin 2-0. Golat u shënuan nga Donart Vitija (‘52) dhe Mevlan Zeka (‘69), me asistim...

Modern Talking për herë të parë në Kosovë, Thomas Anders & Band do të performojnë në HardhFest

Në kuadër të edicionit të radhës, festivali Hardh Fest do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të muzikës pop të viteve ’80....

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit