5.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Haradinaj heqë dorë nga të gjitha postet ministrore, ia jep VV-së

Kurti-Haradinaj14-14Ramush Haradinaj ka pranuar të heqë dorë nga të gjitha postet ministrore vetëm që të mbajë pozitën e kryeministrit. Ai i ka ofruar dy ministritë që i kishte ndarë për vetë Lëvizjes Vetëvendosje vetëm e vetëm që Albin Kurti ta hyjë në koalicion dhe ta mbështetë formimin e Qeverisë së re.

Pikërisht takimi i së paradites ndërmjet bllokut opozitar dhe Vetëvendosjes kishte dështuar për shkak të pakënaqësisë së Albin Kurtit me resorët qeveritarë që ishin ndarë për VV-në.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të udhëheqë me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me atë të Integrimeve, mirëpo kjo kërkesë nuk është pranuar nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Burime të Indeksonline thonë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, për të tejkaluar ngërçin i ka ofruar Vetëvendosjes Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ministrinë që e kishte ndarë për AAK-në, atë të Zhvillimit Ekonomik.

“Pas ofertës së re për Vetëvendosjen, Albin Kurti ka pranuar që edhe një herë të kthehet në takim dhe të bisedojnë se si mund të tejkalohen mosmarrëveshjet për ndarjen e ministrive. LDK-ja nuk është e gatshme të heqë dorë nga Ministria e Jashtme dhe ajo e Integrimeve, por kjo do të diskutohet në mbledhjen e mbrëmjes”, ka thënë një burim i sigurt për Indeksonline.

Nëse arrihet marrëveshja, atëherë Blerim Kuçi dhe Ardian Gjini do të mbesin pa pozita ministrore. Për Kuçin ishte bërë gati Ministria e Punëve të Brendshme, derisa Gjini mendohej ta udhëhiqte Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Më Shumë

Aktgjykim lirues, përforcon narrativën e luftës për liri dhe pavarësi

Pas më shumë se pesë vjetësh në proces gjyqësor, pritet që verdikti i shkallës së parë për katërshen e Ushtria Çlirimtare e Kosovës t’i...

Prizren/ Dorëzon armën e trashëguar në polici, iniciohet rast për posedim të paautorizuar

Një qytetar në Prizren është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor dhe ka dorëzuar një armë zjarri, për të cilën dyshohet se ishte në posedim...

Lajmet e Fundit