2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Shuhet shkrimtarja Nadine Gordimer, fituese e çmimit Nobel

Nadine Gordimer,Shkrimtarja afrikano-jugore, Nadine Gordimer, fituese e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1991 u nda nga jeta dje në moshën 90-vjeçare, njoftoi familja e saj.

“Gordimer vdiq në gjumë në shtëpinë e saj në Johanesburg”, – theksuan të afërmit në një komunikatë të publikuar nga zyra e avokatit të familjes.

“Lavditë e saj më të mëdha, kujtojnë fëmijët e saj, nuk ishin vetëm marrja e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1991, por gjithashtu dëshmia në një proces në vitin 1986 që kontribuoi në shpëtimin e jetës së 22 anëtarëve të ANC-së (Kongresi kombëtar afrikan) tashmë në pushtet, të gjithë të akuzuar për tradhti.

Lindur më 20 nëntor 1923, shkrimtarja ishte vajza e imigrantëve hebrenj të ardhur në Evropë. Afrikano-jugorja, kishte refuzuar gjithmonë të largohej na vendi i saj, madje dhe në orët më të errëta të aparteidit, regjimi i diskriminimit racial në vend nga viti 1948 deri në vitin 1994.

Autore e 15 romaneve dhe shumë novelave, ajo shprehu të dhimbjen e shoqërisë me një penë të matur dhe pa ndarje, me temë kryesore pasojat e regjimit diskriminues.

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Totaj takohet me Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka takuar Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba, në një drekë solemne në Army & Navy Club...

Lajmet e Fundit