8.8 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Haradinaj kujton masakrën në Celinë, Fortesë e Brestoc të Rahovecit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrën e 25-marsit të vitit 1999 në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc të komunës së Rahovecit.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se Kosova nuk do të ndalojë së kërkuari drejtësi për viktimat e masakrave që bënë serbët në Kosovë.

“Kur i kujtojmë gratë, burrat, pleqtë dhe fëmijët e masakrës së 25 marsit 1999, në fshatrat Celinë, Fortesë dhe Brestoc, e ndjejmë sa rëndë peshon liria e Kosovës sonë të shtrenjtë. Ne, si shoqëri dhe shtet, nuk do të pushojmë kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat, për t’i sjellë kriminelët para drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj.

Më Shumë

Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje dheu e bllokim rrugësh në Prizren

Reshjet e forta të shiut kanë shkaktuar dëme në Prizren dhe në disa fshatra të komunës. Përveç dëmeve në shtëpi dhe biznese, janë shënuar edhe...

Balotazhi i hipokrizisë

Në prag të balotazhit të 9 nëntorit po ndodhin aleanca, të cilat vetëm disa javë më parë do të dukeshin absurde. Partitë, të cilat...

Lajmet e Fundit