11.8 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Haradinaj: Ndale grevën ose jep dorëheqje Albin Kurti, boll ma!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të bëjë zgjidhje për grevën në arsim, ose të jap dorëheqje.

Haradinaj ka thënë se debati që Kurti e ka hapur me sindikatat, sipas tij, është një tallje me popullin, transmeton Klankosova.tv.

“Ndale grevën ose jep dorëheqje Albin Kurti! Nuk ka një rast tjetër në kohë paqeje që shkollat mbeten të mbyllura nj? muaj. Kryeministri ose duhet të gjejë zgjidhje, menjëherë, ose duhet ta pranojë se është i paaftë dhe të lëshojë rrugë!”, ka shkruar Haradinaj.

“Debati që ai e ka hapur me sindikatat, është tallje me një popull dhe shprehje e paaftësisë së tij. Sindikatat mund të jenë aty për t’ia nxirë jetën atij e çdo kryeministri tjetër dhe mund të jenë kundër tij e me dreqin e me të birin, por ai që duhet të gjejë zgjidhje është kryeministri e askush tjetër!”, shtoi ai.

Haradinaj madje i thotë të parit të qeverisë “A e di që e ke bllokuar krejt shtetin me kryeneqësinë tënde!”.

“Kush je ti që i ke dhënë të drejtë vetes që t’i lësh në rrugë 300 e sa mijë fëmijë!? A e di që e ke bllokuar krejt shtetin me kryeneqësinë tënde!”.

“Shkarkoje që sonte ministren e arsimit dhe merr vendim për hapjen e shkollave. Mos shko më larg sepse edhe ashtu ke kapërcyer çdo kufi! Boll ma!”.

Më Shumë

Aksion i FPSRK-së në rajonin e Prizrenit, hapen tri kallëzime penale për peshkim ilegal

Federata e Peshkatarëve Sportivë dhe Rekreativë të Kosovës (FPSRK) ka zhvilluar aksione në terren në disa zona të rajonit të Prizrenit, me qëllim luftimin...

Arsimi në Prizren hyn në epokën digjitale me platformën “Flutura”

Arsimi në Komunën e Prizrenit ka hyrë në një fazë të re digjitale me lansimin e platformës LMS “Flutura”, e cila synon modernizimin e...

Lajmet e Fundit