14.2 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Haradinaj nga Prizreni rithekson idenë e bashkimit me Shqipërinë, nëse Kosova s’anëtarësohet në NATO

Kryetari i  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe kandidati për President, Ramush Haradinaj, ka thënë se fokusi i tij si i pari i vendit do të jetë anëtarësimi në NATO-, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, nëse nuk ndodh anëtarësimi në NATO, Kosova duhet bashkuar me Shqipërinë.

Ai këto deklarata i bërë gjatë vizitës në Prizren, ku u takua me  krerët e Bashkësisë Islame në këtë qytetet.

“Ne kemi përgatitur një plan ekonomik se mendojmë se më rëndësi është ndalja e rënies ekonomike dhe rifillimi i ekonomisë. Fokusimi im personal është te përgjegjësitë e Presidentit të vendit kryesisht te pjesa e sigurisë dhe anëtarësimit në NATO. Ne jemi të interesuar të kemi qartësi të rrugës sonë deri në NATO dhe paralajmërojmë që nuk mund të mbetemi pezull. Ne dëshirojmë me ditë se kur është koha kur do të jemi anëtarësimi në NATO,  dhe nëse nuk arrihet kjo atëherë nuk na mbetet rrugë tjetër pos ti kthehemi asaj që na takon me bë e që është bashkimi me Shqipërinë”, tha Haradinaj

“Në Turqi kemi shumë njerëz të gjakut. Pra e dimë se jemi të bashkuar edhe si Kosovë në NATO. Por nëse nuk arrihet kjo ju siguroj se duhet t’i dhëmë epilog gjendjes tonë në këtë rast na mbetet zgjidhja bashkimi me Shqipërinë. Bashkësia Ndërkombëtare tani e ka në opsion me shfrytëzua kohën para nesh me i dhanë epilog në këtë rast me bind Serbinë që ta njoh Kosovën në mënyrë që Ballkani i tëri të jetë në BE. Kosova duhet të hyjë në NATO me largu Rusinë”, tha Haradinaj.

Ai foli edhe për tolerancën fetare që ekziston në Kosovë, duke thënë se kjo është një vlerë kombëtare.

Ndërsa, kreu i BIK-ut në Prizren,  hoxhë Fetahu, falënderoi kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj për vizitën duke thënë që ka dhënë kontributin dhe angazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës.

Më Shumë

Nesër bllokohet rruga “Halil Berisha” në Prizren për shkak të punimeve në kanalizim

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se nesër, më 06 maj 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, rruga...

Policia në Prizren paralajmëron: Mesazhe të rreme po synojnë të dhënat bankare të qytetarëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka paralajmëruar qytetarët për një dukuri shqetësuese që po shfaqet në këtë rajon, e cila paraqet rrezik të...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit