Gjendet pa shenja jete një 57-vjeçare në Prizren

Një trup pa shenja jete është gjetur në banesën e saj në Prizren të hënë pas mesditës, rast që është cilësuar si vdekje e dyshimtë nga Policia e Kosovës.

Viktima është një femër e lindur në vitin 1964 dhe sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, mendohet që vdekja është natyrale.

Osmanollaj tha për Telegrafin se me urdhër të prokurorit, turpi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Një grua e lindur në vitin 1964 është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, emergjenca e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku  kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetimet rajonale të policisë dhe prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Nuk janë vërejtur shenja apo elemente dhune dhe mendohet se vdekja është natyrale”, tha Osmanollaj.

Më Shumë

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit