16.9 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Haradinaj: Rahoveci ka plot njerëz të mirë, por Smajl Latifi është më i miri për të qenë kryetar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka qëndruar të enjten në Rahovec për t’i dhënë mbështetje Smajl Latifit në garën për kryetar të kësaj komune.

Haradinaj ka thënë se Rahoveci ka plot njerëz të mirë, por Smajl Latifi është më i miri për të qenë kryetar i kësaj komune.

“Smajl Latifin e njoh prej kohës kur ka qenë ushtar lirie. Kemi rrugëtuar bashkë edhe në kohë të vështira edhe në kohë lirie e shtetndërtimi. Njeri i fjalës, i hapur, bujar e që di të nderojë. Smajlin edhe sot e shoh të vendosur sa s’ka, në mbrojtje të interesit kombëtar e shtetëror, me Rahovecin gjithmonë kryefjalë të angazhimit te tij! Rahoveci ka plot njerëz të mirë, por Smajli është më i miri për të qenë në krye të tij! Për Rahovecin me Smajlin – 121”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më Shumë

Bashkimi e mbyll me fitore sezonin e rregullt

Bashkimi e ka përfunduar me fitore sezonin e rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Borën me rezultat 96:70, raporton PrizrenPress. Në një...

Fury rikthehet në ring me fitore, rrah Makhmudovin

Tyson Fury është rikthyer me stil në ring, duke mposhtur bindshëm Arslanbek Makhmudov me vendim unanim të gjyqtarëve, në një duel ku britaniku kontrolloi...

Lajmet e Fundit