-4.2 C
Prizren
E hënë, 24 Janar, 2022

Haskuka prezanton projektet në fushën e trashëgimisë, kulturës dhe turizmit

Kryetari i Prizrenit, njëherësh kandidati i LVV-së edhe për një mandat në krye të kësaj komune, Mytaher Haskuka, ka prezantuar sot projektet në fushën e trashëgimisë, kulturës dhe turizmit.

Haskuka tha se gjatë katër vjetëve të fundit janë rinovuar shumë monumente të mbrojtura dhe është mbrojtur trashëgimia e këtij qyteti.Për katër vjetët e ardhshme, Haskuka tha se kanë 12 pika për ta bërë Prizrenin kryeqytet të trashëgimisë, kulturës dhe turizmit. Ai tha se ndër projektet që do të realizojnë në katër vjetët e ardhshme është përmirësimi i infrastrukturës brenda Shatërvanit dhe ndërtimi i shtegut historik.

“Përmirësimi i infrastrukturës brenda Shatërvanit, ndërtimi i shtegut historik, vlerësimi i
riorganizimit të sheshit të Arastës. Ne kemi obligim historik që kësaj zone, e cila ka qenë nikoqire e delegatëve të Lidhjes shqiptare, në një riorganizim gjithëpërfshirës, duhet të rivlerësohet gjendja e saj dhe të shikojmë një ridizajnim total të sheshit aktual të Lidhjes. Pastaj e kemi pikën e kthimit të shtëpive me vlera të trashëgimisë kulturore në bujtina. Ne kemi analizuar që një nga problemet kyçe të këtyre shtëpive, të cilat janë nën mbrojtjen e shtetit është që familjet kanë probleme lidhur me mirëmbajtjen e tyre dhe mirëmbajtja kushton shumë shtrenjtë, një nga gjërat që mund të bëhen me këto është që të bëhet restaurimi i tyre dhe t’i kthejmë këto shtëpi në bujtina”, tha ai.

Haskuka tha se në planin qeverisës e kanë edhe ndërtimin e një amfiteatri të hapur të qytetit. Po ashtu, ai prezantoi edhe planin për aktivizimin e bibliotekës së qytetit, që për shkak të problemeve me marrjen e lejes kjo ndërtesë është ridizajnuar.

“Ndërtesa e shtëpisë së Kulturës është shumë e vjetër dhe nuk ka pasur intervenime në të. Tani parashihet renovimi i tërësishëm i saj duke mbrojtur vlerat e saj kryesore. Brenda saj do të ketë galerinë e artit, hapësirat e bibliotekës do të kthehen në galeri, do të ketë një bufe të brendshme dhe të jashtme, salla kryesore do të mbrohet ashtu siç është vetëm me disa restaurime me ngrohje, ndërsa akustika e saj është e mirë. Përpos saj do të kemi edhe një sallë alternative brenda saj dhe do të kemi edhe sallën e hapur me 80 ulëse”, tha ai.

Pjesë e planit, Haskuka tha se është edhe rigjenerimi i Drinit të Bardhë për zhvillim të turizmit, ku u shpreh se këtu parashihet edhe restaurimi i urave. Pretendenti për të udhëhequr edhe një mandat me Prizrenin, tha se gjatë mandatit të ardhshëm di të investojnë më shumë në turizmin malor dhe në pasurimin e atraksioneve turistike me Zip-Line dhe Parkun e Aventurave.

“Në aspektin e turizmit, Prizreni ka një numër shumë të madh të vizitorëve pikërisht për shkak të trashëgimisë kulturore dhe këto projekte do të ndihmojnë që Prizreni të ruajë trashëgiminë e saj dhe të rregullojë edhe në aspektin e qasjes më të lehtë po edhe të kthejmë disa nga këto hapësira për aktivitete kulturore që do të bëhen aty. Në përgjithësi, ne e shohim që aktivitetet kulturore, trashëgimia kulturore dhe turizmi në Prizren janë gjëra që duhet të trajtohen bashkërisht, ngase siç thash numri më i madh i vizitorëve e vizitojnë Prizrenin për shkak të aktiviteteve kulturore, por edhe për shkak të trashëgimisë”, tha ai. Haskuka ka prezantuar edhe disa nga projektet që janë realizuar gjatë mandatit të kaluar nën udhëheqjen e tij./KosovaPress/

Më Shumë

Spitali i Prizrenit, 3 pacientë po trajtohen me COVID -19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se trajtim mjekësorë aktualisht janë duke marr 111 pacientë të gjithë të pozitiv me COVID-19. Përveç...

Dy të vdekur nga koronavirusi të hënën në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona nga koronavirusi në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2.243...

Dy burra bartën kufomën e një burri në një zyrë postare në Irlandë për të marrë pensionin e tij

Policia në Irlandë, Gardai, ka nisur një hetim pasi dy burra bartën një trup të pajetë në një zyrë postare irlandeze në një përpjekje...

Një i vdekur e 2943 raste pozitive me COVID-19 të premten

Një person ka vdekur e janë regjistruar 2943 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ditën e premte, duke shënuar kështu rekord rastesh ditore...

Në fund të betejës së gjatë ligjore, pasuria e Prince vlerësohet me 156.4 milionë dollarë

Pasuria e këngëtarit amerikan të ndjerë të popit Prince, emri i plotë i të cilit është Prince Rogers Nelson, përfshirë katalogun e tij të...

Kjo shenjë do ketë ditë interesante/ Horoskopi për ditën e hënë

Dashi Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të Marsit, Venusit dhe Mërkurit gjatë gjithë ditës. Nëse gjatë ditëve të fundit jeni ndjerë të lodhur...

Aksident i rëndë në Itali, vdesin 5 të rinj

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku si pasojë kanë humbur jetën 5 persona, katër djem dhe një vajzë. Mediat vendase bëjnë me dije...

Latifi takim me drejtorët e shkollave: Buxhetin për shkollat ta shpenzoni me kohë

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, kryetari i komunës, Smajl Latifi dhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Avni Morina, kanë...

Vodhi 200 euro, arrestohet i mituri nga Suhareka

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i moshës së mitur në Suharekë. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Lidhur me rastin me datë...

Milan-i dorëzohet për yllin holandez

Objektivi kryesor i klubit të Milan-it në këtë afat kalimtar dimëror, ishte transferimi i futbollistit të Lille, Sven Botman. Mirëpo, sipas asaj që raportojnë mediat...

IKSHPK: Vaksiohuni se Omicron po përhapet me intensitet të lartë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), u ka bërë thirrje sërish qytetarëve që të respektojnë masat antiCOVID-19. IKSHPK ka theksuar se varianti Omicron...

Bill Gates paralajmëron për pandemi potencialisht shumë më të këqija se Covid-19

Ndërsa rastet me Covid-19 të nxitura nga varianti Omicron po rriten në të gjithë botën, Bill Gates ka paralajmëruar për pandemi më të këqija...

Porto kërkon të largojë mbrojtësin që gënjeu për moshën, Milan-i synon transferimin

Portugezët e Porto-s kërkojnë të largojnë nga skuadra e tyre mbrojtësin, Chancel Mbemba. Futbollisti afrikan ka gënjyer për moshën e tij, pasi nuk është...

Prizren, 92 nxënës dhe 10 mësimdhënës pozitivë me COVID-19

Virusi Covid-19 ka prekur  nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin e instuticioneve arsimore në Prizren. Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj- Gutaj, thotë se sipas raporteve nga terreni...

Kurti: Me kthimin e bllokut B2 në funksion po paguajmë çdo orë 50 mijë euro import më pak

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me kthimin e bllokut B2 të termocentralit “Kosova B” në funskion, tashmë për çdo orë po paguhen 50...

Nis protesta e kuksianëve në Morinë për ta kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës

Në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ka nisur protesta përmes së cilës qytetarët e Kukësit po e kundërshtojnë kufizimin e lëvizjes për qytetarët...

Lajmet e Fundit