6.6 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Haradinaj: Të shtunën protesta më masive

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se protesta e së shtunës do të jetë edhe më e madhe sesa protesta e 9 janarit dhe se ajo e 17 shkurtit.

Presioni për dorëheqje ndaj Qeverisë, siç thotë Haradinaj në një intervistë për “Zërin”, do të rritet dhe më shumë, ndërsa zgjedhjet, sipas tij, do të mbahen në vjeshtë.

Lideri i AAK-së është optimist se protesta e të shtunës (14 maj) e organizuar nga partia e tij dhe nga Nisma do të jetë edhe më e madhe se sa protestat e kaluara të opozitës.

Ai e konsideron të dhimbshëm faktin që nuk ka vazhduar presioni i filluar me protesta të organizuara nga blloku opozitar, “VV, AAK dhe Nisma”, por lufta po vazhdon e ndarë.

Mirëpo, Haradinaj shprehet i bindur se presioni për dorëheqje ndaj Qeverisë “Mustafa” do të rritet dhe se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

I pari i AAK-së gjithashtu ka thënë se do të ishte mirë që të shfrytëzohet koha për t’u korrigjuar gabimet në Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në të kundërtën, sipas tij, kjo Marrëveshje nuk kalon në Kuvend. /Zëri/

Më Shumë

Përballjet e fundit para Final 4

Të mërkurën zhvillohen ndeshjet e fundit para Final 4 në Ligën Unike të Meshkujve. Dy ndeshje do të zhvillohen në kuadër të Grupit B, përkatësisht...

Junior 06 Moni Bau shpallet kampione e Kupës së Kosovës U16

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 për vajza, pasi në finalen e zhvilluar mposhti bindshëm ekipin...

Lajmet e Fundit