3.7 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Haradinaj: Vizita e Papës në Tiranë – historike

Ramush Haradinaj 1Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e konsideron të rëndësisë së veçantë dhe historike, vizitën që këto ditë do ta bëjë në Shqipëri Ati i Shenjtë, Papa Françesko.

“Pas vizitës së Papa Gjon Palit II, në vitet ’90, ardhja e Papa Françeskut në tokën shqiptare shënon një moment tjetër të rëndësishëm të raporteve të ngrohta dhe të afërta midis shqiptarëve dhe Vatikanit, midis kombit tonë dhe botës perëndimore, në përgjithësi”.

“Shqiptarët, si popull me harmoni dhe mirëkuptim historik ndërmjet besimeve, i kanë botës dhe krishterimit, po ashtu, njerëz të mëdhenj, që në kohë të ndryshme me kontributin e tyre u shquan në mbrojtjen dhe sublimimin e vlerave të vërteta njerëzore”.

“Shqiptarët, në këto relacione, i kanë dhënë Evropës dhe qytetërimit perëndimor, heroin kombëtar dhe të Evropës, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, e në ndërkohë dijetarët mëdhenj të shekujve, si Pjetër Bogdani, e deri te humanistja e madhe, Nënë Tereza”.

“Vizita e këtyre ditëve e shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut, do ta farkojë edhe më tej afërsinë shqiptare dhe përkushtimin tonë ndaj vlerave të lirisë, paqes, humanizmit, tolerancës dhe mirëkuptimit midis njerëzve dhe bashkëpunimin e drejtë me Vatikanin dhe mbarë botën perëndimore”, thuhet në urimin e Haradinajt.

Më Shumë

Totaj emëron Sead Arifin drejtor të Emergjencave dhe Sigurisë në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot Sead Arifin në pozitën e drejtorit të Emergjencave dhe Sigurisë. Arifi do të jetë përgjegjës...

Bora ngrin Bashkimin në Prizren

Në një dramë të vërtetë të zhvilluar në Prizren, Bora fitoi ndaj Bashkimit me shifrat 83:85 (20:18, 21:22, 23:25, 19:20), në javën e 14-t...

Lajmet e Fundit