2.2 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Harnaaz Sandhu merr kurorën e Miss Universe

Miss India, aktorja 21-vjeçare Harnaaz Sandhu, u kurorëzua Miss Universe, sot herët në mëngjes, në një shfaqje live në qytetin bregdetar izraelit Eilat në Detin e Kuq.

Sandhu mbizotëroi ndaj 79 konkurrenteve.

Në një profil në faqen e internetit të konkursit, Harnaaz përshkruhet si “një avokate e fortë për fuqizimin e të drejtave të grave, veçanërisht të drejtat e tyre kushtetuese për arsimimin, karrierën dhe lirinë e tyre të zgjedhjes”.

Ishte konkursi i 70-të i Miss Universe.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, vetëm shikuesit me një “leje të gjelbër”, që tregon se ose ishin shëruar nga koronavirusi ose ishin vaksinuar në gjashtë muajt e fundit, mund të ishin të pranishëm në shfaqje.

Në maj, atëherë 26-vjeçarja Andrea Meza nga Meksika fitoi titullin e Miss Universe 2020, në shtetin amerikan të Floridës.

Konkursi ishte shtyrë për shkak të pandemisë Covid-19 nga viti i kaluar./ a.jor.

Më Shumë

Fest 64: Sonte në mbrëmje mbahet finalja e madhe, 23 këngëtarë garojnë për çmimin që i dërgon në Eurovizion

Pas 3 netëve të para që dhuruan emocione, sonte në mbrëmje do të mbahet në Pallatin e Kongreseve edhe finalja e Festivalit të 64...

Sonte nis Big Brother VIP Albania 5, ja emrat e përfolur dhe banori i parë i konfirmuar

Sonte, më 20 Dhjetor 2025, në orën 21:15, hap dyert edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania nën moderimin e Ledion Liços. Media kanë...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit