11.8 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Hasani: Formimi i Qeverisë së re pa fituesin e zgjedhjeve e prish sistemin kushtetues

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në sinkron me presidentin Hashim Thaçi ka ndërmarrë veprime shtesë të hënën, në funksion të formimit të një qeverie të re, pjesë e së cilës nuk është paraparë të jetë subjekti fitues i zgjedhjeve të fundit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV). Një ndryshim i këtillë i praktikës për formim të organeve qendrore, sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e prish sistemin kushtetues kosovar.

Një ditë më parë kreu i shtetit ka paralajmëruar se në javën që tashmë ka nisur do të ndërmarrë hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, e aftë “për të luftuar COVID-19 dhe për t’i shërbyer popullit”. Kësaj ia ka shtuar deklarimin se masa e reciprocitetit kundër Serbisë, e vendosur nga Qeveria e kryeministrit Albin Kurti, duhet të bjerë, raporton KOHA.

Në kërkesën e kreut të shtetit ka reflektuar menjëherë LDK-ja.

Isa Mustafa, kryetar i kësaj partie, pas një takimi që ka pasur të hënën me Kryesinë e ngushtë të këtij subjekti politik, ka thënë se hapi i parë i një qeverie të drejtuar nga LDK-ja do të ishte heqja e reciprocitetit. Ai edhe ka konfirmuar se partia është e gatshme ta drejtojë Qeverinë, sapo kreu i shtetit t’ia ofrojë asaj mundësinë për ta propozuar mandatarin. Ai ka rikujtuar se tashmë e ka “aminin” e të gjitha organeve të partisë për koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me Nismën Socialdemokrate, me Aleancën Kosova e Re (AKR) dhe me partitë e komuniteteve pakicë, më kryesorja prej të cilave është Lista Serbe (LS).

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses pasi Supremja ia refuzoi ankesën

Kryetarja e Partisë së Re Demokratike, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se do të drejtohet në Gjykatën Kushtetuese dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare, pasi ankesa...

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në një nga lagjet më të kërkuara të Prizrenit, ofrohet për shitje banesa moderne me sipërfaqe 136 m², e pozicionuar në katin e 5-të...

Lajmet e Fundit