6.8 C
Prizren
E hënë, 27 Mars, 2023

Hasani: Institucionet e Kosovës duhet ta thonë në çdo institucion ndërkombëtar të vërtetën për krimet serbe

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani ka theksuar se Serbia mohon krimet, mohon Reçakun, mohon gjenocidin e bërë në Kosovë, duke shfrytëzuar harresën kohore dhe neglizhencën e shqiptarëve në mungesën e kallëzimeve penale për gjenocid nga shteti i Kosovës.

“Këtë Serbia sot po e bënë përmes presidentit Vuçiç, ish pjesëmarrës i krimeve monstruoze në Bosnje e Kosovë. Kur nga miqtë tanë tashmë, nga bashkësia ndërkombëtare po kërkohet paqe e dialog mes Kosovës – Serbisë”, ka shkruar Hasani.

Postimi i Hasnait në Facebook:

Serbia mohon krimet, mohon Reçakun, mohon gjenocidin e bërë në Kosovë, duke shfrytëzuar harresën kohore dhe neglizhencën e Shqiptarëve në mungesën e kallzimeve penale për gjenocid nga shteti i Kosovës. Këtë Serbia sot po e bënë përmes presidentit Vuçiç, ish pjesëmarrës i krimeve monstruoze në Bosnje e Kosovë. Kur nga miqtë tanë tashmë, nga bashkësia ndërkombëtare po kërkohet paqe e dialog mes Kosovës – Serbisë.

Po atë që se bënë institucionet e Kosovës me kohë e thotë ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj, sot në marrjen e kryesimit të OSBE-s në Brasticllavë, në kryeqytetin Sllovak, duke e akuzuar presidentin e Serbisë Vuçiç, para ministrave të jashtëm të OSBE-s, për falsifikim e mashtrim të historisë dhe fshehjes të krimeve e gjenocidin serb në Kosovë.

Ministri Shqiptar i jashtëm, Gent Cakaj Vuçiçin e quan një, “Josef Gebelsi” i regjimit të Millosheviqit tani është shndërruar edhe në kampion të mohimit dhe nënvlerësimit të krimeve në Kosovë. Skandaloze ! Akterët ndërkombëtarë duhet të dënojnë shtrembërimet e pështira të vërtetës historike, që fyejnë viktimat dhe përpjekjet për pajtim. Masakra e Reçakut nuk do të harrohet kurrë”.Institucionet e shtetit të Kosovës, duhet ta thonë në çdo institucion ndërkombëtar, të vërtetën për krimet Serbe në Kosovë.

Dhe duhet të procedohet menjëherë me kallëzime penale e denime të krimeve të bëra nga policia e ushtria Serbe, në Kosovë. Serbia me falsifikime e shtrembërime historike na akuzon në Tribunalin e Hagës, për të mbuluar dhunën e vrasjet në shfarrosjen etnike Shqiptare në Kosovë dhe deportimin me terror të rreth një milion civilëve Shqiptarë në Shqipëri, në Maqedoni. Krimet nuk vjetërohen dhe kurrë nuk duhet të harrohen.

Më Shumë

I dashuri ia pagoi biletën në rend të parë, por e ndau pasi pa Chris Brownin duke i bërë vallëzim sensual të dashurës së...

Chris Brown bëri që një çift të ndahej pasi ai bëri një vallëzim provokues mbi prehrin e një femre në një nga koncertet e...

Kryetarja e RDK-së në Prizren, Adelina Morina, përfaqësuesja e vemte nga Kosova në New York, në konferencën globale

Kryetarja e Rinisë Demokratike në Prizren dhe anëtarja e Kryesisë Qendrore të Rinisë së PDK-së, Adelina Morina, po qëndron në New York të SHBA-ve,...

Lajmet e Fundit