12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Hasi në Arabinë Saudite

Besnik Hasi do ta vazhdojë në Arabinë Saudite karrierën e tij si trajner. Ish-lojtari i kombëtares shqiptare ka firmosur për një vit me skuadrën Al Raed.

Klubi saudit, i cili nuk është një ekip me shumë emër në kampionatin arab, ka zyrtarizuar marrëveshjen me Hasin. Një ndikim të madh në kalimin e gjakovarit në Arabinë Saudite ka patur kompania “Star Sports Managment”.

Al Raed që sezonin e fundit e mbylli në vendin e 13-të, ka zgjedhur Hasin për t’u rikthyer në nivelet më të larta të në futbollin arabo-saudit.

Për 46-vjeçarin kjo do të jetë eksperienca e 4-t si trajner pas përvojave te Anderlecht, ku fitoi një kampionat dhe një Superkupë të Belgjikë, Legian e Varshavës dhe Olympiacos./TCH/

Më Shumë

Totaj uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve, thekson përkushtimin për integrim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar sot komunitetin rom me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, duke vlerësuar...

Vajzat U18 të Bashkimit fituese të Kupës

Vajzat e grupmoshës U18 të Bashkimit janë shpallur fituese të Kupës, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm me një trofe të merituar. Në ndeshjen finale,...

Delirium

Lajmet e Fundit