10.5 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Hasjanët në mbështetje të fuqishme për NISMA-n

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka marrë mbështetje edhe në fshatin Romajë të Hasit.

Ai, kërkoi nga banorët e këtij fshati që në zgjedhjet e 22 tetorit të votohet Nisma.

“Kërkuam nga hasjanët që në kuadër të kontributit për të mirën e vendit të mbështesin ekipin e NISMA-s për çlirimin e Prizrenit nga krimi dhe korrupsionit”, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë në Facebook

 

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 22 tetorit, së bashku me kandidatët për Kuvend të Prizrenit , Muhamed Shalaj, Mentor Qenaj e Kujtim Çoçaj takuam banorët e fsh Romaj të rajonit Hasit.

Vlersuam rolin dhe rëndësin e hasjanve në luftën për çlirimin e Kosovës dhe kërkuam nga hasjanët që në kuadër të kontributit për të mirën e vendit të mbështesin ekipin e NISMA-s për çlirimin e Prizrenit nga krimi dhe korrupsionit, gjithashtu premtuam që në vitin e pare të qeverisjes nga ne, do të ndërtohet ura që lidhë Hasin me Anadrinin në fsh. Breg Drini.
Mentor Qena si kandidat nga ky fshatë premtoj plotsimin e disa nevojave të fshatit si tretuare, ndriqimi publikë dhe renovimin e shkollës.

Të pranishmëve ju drejtuan edhe Muhamed Shalaj dhe Kujtim Qoqa të cilët kërkuan mbeshtetje për nr 31 dhe vizionin e Nisma për Kosovë për zgjedhjet e 22 tetorit.
Zafa

Më Shumë

‘Një ekip, një qytet, një qëllim’: Bashkimi i Prizrenit pret Sigal Prishtinën në gjysmëfinale

Bashkimi i Prizrenit do të presë të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi”, me fillim nga ora 18:45, skuadrën e Sigal Prishtinës në ndeshjen e...

P.C Prizreni fiton ndaj Dritës pas vazhdimeve

Proton Cable Prizreni ka shënuar fitore dramatike ndaj Dritës me rezultat 109:108, pas një ndeshje tejet interesante që u vendos në kohën shtesë. Koha e...

Lajmet e Fundit