Shaqiri: Nuk më intereson Ronaldo, më intereson trepikëshi

Në ditën kur dhe do zhvillohet ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës në mes Portugalisë dhe Zvicrës, futbollisti i njohur Xherdan Shaqiri mbush 26 vjet.

Ndërsa në një intervistë realizuar nga gazeta zvicerane Blick.ch, ylli i skuadrës zvicerane, Xherdan Shaqiri ka thënë se nëse Ronaldo nuk do shënonte gol do të ishte befasia më e mirë për të atë ditë

”Fitorja! Nëse Ronaldo nuk shënon një gol, sigurisht do të ishte një dhuratë shumë e mirë për mua”, është shprehur futbollisti kosovar i cili luan për Zvicrën.

Tutje Shaqiri ka thënë se pret fitore, ai ka pranuar se në të njëjtin stadium kishte zhvilluar ndeshje edhe herave të tjera.

Megjithatë sulmuesi i Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka thënë se nuk i intereson aspak kë e ka përballë në ditën e 10 tetorit, duke iu referuar yllit portugez Cristiano Ronaldos.

”Nuk më intereson faneli i Ronaldos, më intereson tre pikëshi për Zvicrën”, ka përfunduar Shaqiri, transmeton Klan Kosova.

Ndeshja mes Zvicres e Portugalisë përcakton se cila skuadër do të shkojë direkt në Botëror 2018 dhe cila në Play-Off.

Më Shumë

Kapiteni Fitim Susuri vazhdon me Lirinë edhe për dy vite

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Fitim Susuri, i cili ka rinovuar kontratën me klubin edhe për dy vitet e ardhshme. Klubi bardhezi...

Ballkani ndahet me portierin Artan Iljazi

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me portierin Artan Iljazi. Përmes një komunikate, klubi suharekas bëri të ditur se rrugët e palëve ndahen pas...

Lajmet e Fundit