13.8 C
Prizren
E martë, 21 Mars, 2023

Haskuka: Kam vizionin që ta bëj Prizrenin qytetin më të bukur në Ballkan

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se e ka vizionin për ta bërë Prizrenin qytetin më të bukur në Ballkan.

Ai për DESKUN e KTV-së ka treguar se si janë konstatuar gjitha problemet që ka qyteti gjatë këtyre tri vjetëve të qeverisjes. Kështu që thotë se ka vizionin për ta bërë Prizrenin qytetin më të bukur ndoshta në Ballkan.

“Një gjë tjetër që e kemi bërë, kudo që ka pasur vend, kemi mbjellë dru a fidani, kemi mbjellë fidanë në tri vjetët e fundit për ta bërë më të gjelbër qytetin. Përgjithësi edhe pse mendoj se me standarde të Kosovës, Prizreni, është qytet i gjelbër, ka shumë drunj, jemi munduar t’i mbrojmë të gjithë ata. Kemi zhvilluar dhjetë parqe të reja, janë mini-parqe, por me këto nuk kryhet puna. Duhet një park më i madh. Si thash lidhur edhe me projektet, gjatë këtyre tri viteve kemi konstatuar gjitha problemet që ka qyteti. E kemi vizionin ta bëjmë Prizrenin, ashtu është qyteti më i bukur në Kosovë, por ndoshta ta bëjmë qytetin më të bukur në Ballkan”, ka deklaruar Haskuka.

Më Shumë

Haxhi Avdyli vitin e kaluar ishte pajisur me Pasaportë Diplomatike

Deputetët e Kuvendit të Kosovës ndër privilegjet e shumta kanë të drejtë të pajisen edhe me pasaportë diplomatike. Pra, të zgjedhurit e popullit kanë të...

Galtier për të ardhmen e Messi-t në PSG: Është shumë herët për të thënë

Pas një tjetër eliminimi nga Liga e Kampionëve, Paris Saint-Germain ka mbetur pa atë që do të ishte arritja e tyre kurorëzuese dhe tani...

Lajmet e Fundit