2 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Haskuka kërkon auditimin e ekzekutivit paraprak

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të mërkurën ka pranuar postin nga ish-kryetari Ramadan Muja. Pas marrjes së çelësave të zyrës ka theksuar se do të kërkojë një auditim të përgjithshëm të punës së drejtorive komunale për të parë arritjet dhe defektet në realizimin e politikave publike lokale.

“Për aspekte të objektivitetit të punës e kështu me radhë do të kërkoj një auditim të përgjithshëm të të gjithë punës së drejtorive dhe do të shohim se cilat janë praktikat e mira, cilat janë praktikat që duhet ndryshuar dhe cilat kanë qenë problematike në të kaluarën. Sipas rekomandimeve që do të marrim nga auditori do të vazhdojmë punën tonë në të ardhmen. Kjo është ndër prioritet e para të punës sonë”, ka thënë Haskuka.

Gjithashtu ka pranuar se është në përpjekje të finalizimit të marrëveshjeve për bashkëqeverisje me partitë e tjera, me ç’rast ka veçuar se do të dëshironte që LDK-ja të pranonte ofertën për emërimin e Hatim Baxhakut në postin e nënkryetarit të Komunës..

Më Shumë

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Driton Selmanaj në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka folur për zgjedhjet e parakohshme të 28...

Vetim Ramadani emërohet nënkryetar i Komunës së Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka emëruar sot Vetim Ramadani në postin e nënkryetarit të Komunës. Kryetari Xheladini i uroi suksese Ramadani, duke...

Lajmet e Fundit