Haskuka kërkon nga kuvendarja e Vetëvendosjes që kërcënimin ta denoncojë në Polici dhe Prokurori

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka kërkon nga kuvendarja e Vetëvendosjes, Dafina Alishani që nëse është kërcënuar ta denoncojë në organet e drejtësisë.

Ai i premton mbështetje Alishanit.

“Nëse ka pasur kërcënim të drejtpërdrejtë besoj shumë në Dafinën që ajo ka kurajo të denoncojë këtë gjë në Polici dhe Prokurori. Unë personalisht do ta mbështes dhe kërkoj nga organet kompetente që ta hetojnë rastin”, shkruan Haskuka në Facebook,transmeton PrizrenPress.

Postimi i plotë i Haskukës:

Nga mediat u informova që “asamblistja Dafina Alishani është kërcënuar dhe unë nuk paskam reaguar”.

Së pari më lejoni që të tregoj se kam qenë njëri prej atyre që ka biseduar me Dafinën që të involvohet në politikë dhe që të jetë kandidate për asambliste, e më vonë edhe për deputete dhe duke besuar tek ajo kam kërkuar që ajo të jetë pjesë e qeverisjes komunale. Pra, unë kam pasur besim të plotë tek Dafina, prandaj edhe e kam mbështetur.

Sidoqoftë, tani e lexova postimin e Dafinës për telefonatën që ka marrë ajo, ku ka shkruar “Sot më kontaktoi burri i “ndërmarrëses” dhe më tha, lokalin e ka gruaja ime dhe mos shpif dhe mos fol më për këtë temë.”

Nëse ka pasur kërcënim të drejtpërdrejtë besoj shumë në Dafinën që ajo ka kurajo të denoncojë këtë gjë në Polici dhe Prokurori. Unë personalisht do ta mbështes dhe kërkoj nga organet kompetente që ta hetojnë rastin.

Besoj që tanimë të gjithë e dinë rëndësinë që unë personalisht i kushtoj barazisë gjinore dhe të drejtave të grave. Uroj që të gjithë të jemi po aq vigjilentë edhe kur kërcënohen dhe ofendohen drejtoreshat dhe drejtorët Komunës së Prizrenit, vetëm pse i kryejnë detyrat e tyre me përgjegjësi.

P.S.
Uroj që “koordinatori” për siguri kibernetike në vend të shpifjeve ndaj meje t’i kushtojë kohë Abetares, kurse për deputeten e Prontos që na shitet si “mbojtëse e grave” dhe shpif kinse zyrtarët komunalë paskan bërë kërcënim, të shpjegojë pse nuk e ka votuar ligjin për gratë e dhunuara gjatë luftës!?

Më Shumë

27 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Sot mbushen 27 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë...

Tenton të godasë policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në fshatin Serbicë e Poshtme të Prizrenit. Sipas raportit policor, i...

Lajmet e Fundit