23.9 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Situata me COVID-19, panairi i librit në Tiranë mbahet online

Panairi i 23-të i librit, “Tirana 2020” do të mbahet online në ditët e caktuara më parë, 12-15 nëntor 2020.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë e cila e organizon Panairin e Tiranës, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se panairi i sivjetëm i librit, “Tirana 2020” do të mbahet online, për shkak të situatës me Covid-19.

“Sot u zhvillua mbledhja e zgjeruar e kryesisë së Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, me temë: Organizimi online i Panairit të 23 të Librit të Tiranës, në kushtet e pandemisë Covid-19. Të bindur që Panairi i Librit është një ngjarje madhore, e cila nuk duhet t’i mungojë qytetit të Tiranës, por edhe lexuesve nga gjithë vendi, të gjithë të pranishmit ishin të një mendjeje për organizmin, në ditët e caktuara që më parë, të një Panairi Libri, kësaj here në një edicion special, kryesisht online, për shkak të pandemisë”, thuhet në njoftimin e SHBSH në Facebook.

Ky panair, thuhet më tej në njoftim do të karakterizohet nga një bashkëpunim i gjerë i botuesve shqiptarë.

Po sipas njoftimit, gjatë ditëve të këtij panairi, botues, shkrimtarë, poetë, përkthyes, lexues dhe njerëz të kulturës do të takohen për diskutime librash, prezantime titujsh të rinj, por edhe tryeza debatesh, në livestream, ose në mjedise fizike, duke respektuar të gjitha kushtet e sigurisë.

Qendra e këtyre veprimtarive, shton SHBSH-ja në Facebook, do të jetë qyteti i Tiranës që këtë vit ka 100-vjetorin e tij.

Më Shumë

Djali i dëshmorit, Florenti, përjashtohet nga konkursi – kompania kërkon diplomë të shkollës së mesme, injoron atë të fakultetit

Florent Maçkaj, djali i dëshmorit Selver Maçkaj, ka ngritur publikisht akuza për përjashtim të padrejtë nga një konkurs i brendshëm pune në Kompaninë Rajonale...

Kurti: Ofruam dy kompromise, opozita s’u tregua e gatshme për marrëveshje

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike që iu përgjigjën ftesës së tij për takim,...

Lajmet e Fundit