22.8 C
Prizren
E enjte, 11 Gusht, 2022

Haskuka: Krimi urbanistik në Prizren filloi në kohën e LDK-së, u zhvillua nga PDK-ja dhe u ndal nga VV-ja

Kryetari aktual dhe kandidati edhe për një mandat me Lëvizjen Vetëvendosje për Prizrenin, Mytaher Haskuka, vlerëson se shumicën e premtimeve që ka bërë janë realizuar teksa në mandatin tjetër duhet bërë edhe më shumë punë.

“Gjatë këtij mandati kemi kry shumicën e premtimeve që i kemi bërë, tani është koha të bëjmë edhe më shumë. Në këtë aspekt ne i kemi pesë objektiva kryesore fillimisht të bëjmë Prizrenin kryeqytet të prodhimit dhe zhvillimit, shpallja e Prizrenit si zonë ekonomike – këtu janë disa procedura ligjore të cilat fatkeqësisht për shkak të asamblesë komunale nuk është përfunduar, krijimi i zyrës për koordinim dhe bashkëpunim ndërkombëtar, ndërtimi i infrastrukturës në zonën e industrisë së lehtë – ku këtu kemi hapur rrugës sipas planeve urbanistike dhe tash duhet të rregullohet edhe infrastruktura. Prizreni duhet të ketë një ndërmarrje publike-komunale si komuna e dytë më e madhja në Kosovë, do të përfundojmë unazën e brendshme të qytetit, krijimin e një tregu të gjelbër modern e shumë pika tjera të plan-programit”.

Haskuka teksa ka folur për planin urbanistik për Prizreni në “Edicionin Zgjedhor” deklaroi se krimi urbanistik në komunë filloi gjatë qeverisjes së Lidhjes Demokratike të Kosoës, u zhvillua nga Partia Demokratike e Kosovës dhe u ndal nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ne jemi marrë me mbi tre mijë e 200 lëndë nëpër gjykata pikërisht për shkak të qeverisjes së LDK-së dhe PDK-së duke dhënë leje ndërtimi pa vend. Kur e kemi marrë qeverisjen na kanë blloku – por krimi urbanistik ka filluar në kohën e LDK-së ka vazhdu në kohën e PDK-së dhe është ndalë në kohën tonë”.

“Ne i kemi 18 raste, disa raste kanë filluar në kohën e LDK-së, disa në kohën e PDK-së ku i kemi paditur për hekurudhat për shkak të shkeljeve që janë bërë në pronat e hekurudhave me lejën që kanë filluar kur qeveriste LDK-ja pastaj kanë vazhduar në kohën e PDK-së ndërsa neve [VV] na ka rënë barra që me u blloku procedura e tutje”, deklaroi Haskuka.

Më Shumë

Kurti: Veprimet e strukturave kriminale në veri, po cenojnë rëndë sigurinë në Kosovë

Kryeminsitri Albin Kurti ka takuar komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári. Siç njofton Qeveria, në takim u ritheksua...

Mbi 2 mijë tiketa trafiku të shqiptuara për 24 orë dhe mbi 100 aksidente

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, 2 mijë e 310 tiketa trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit nga Policia e Kosovës. Kjo u...

Lajmet e Fundit