Haskuka mbështet mësimin në shkollë dhe atë në distancë

Sot kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pritur në takim ministrin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, i shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan.

Gjatë këtij takimi u bisedua për përgatitjet dhe skenarët për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021.

Kryetari Haskuka njoftoi, ministrin Likaj se Komuna e Prizrenit përkrah variantin e mësimit të alternuar, pra mësimit në shkollë dhe mësimit në distancë përmes platformës dixhitale, në bazë të situatës pandemike.

Po ashtu gjatë takimit, ministri u njoftua për sfidat me të cilat po ballafaqohet Komuna për shkak të problemeve të paraqitura me zbatueshmërinë e udhëzimeve të ndryshme administrative, si dhe për rëndësinë e rritjes së nivelit të përfshirjes së komuniteteve në procesin arsimor.

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit