Haskuka në kërkim të zgjidhjes lejeve të ndërtimit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Urbanizmit, Fatmir Memaj, të mërkurën sërish kanë mbajtur një konferencë për medie rreth masës së përkohshme të Gjykatës Themelore të Prishtinës për pezullimin e Planit Zhvillimor Komunal.

Para medieve, kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, tha se lejet ndërtimore, vijojnë të mbesin peng i Planit Zhvillimor Komunal, dhe ne si institucione, theksoi ai, jemi duke bërë përpjekje që në bashkëpunim me ministritë përkatëse, ambasadat e huaja dhe organet e drejtësisë të tejkalojmë situatën e rëndë të krijuar si pasojë e masës së përkohshme të Gjykatës Themelore të Prishtinës për pezullimin e Planit Zhvillimor Komunal.

Kryetari Haskuka, tha më tej se javën e ardhshme, Gjykatës do t’i jepet një përgjgje nga komuna për zhbllokimin e kësaj mase, dhe se pezullimi i PZHK-së i pamundëson Prizrenit që të lëshojë leje ndërtimore, që për pasojë sjell dëme për interesin publik përkatësisht qytetarët.

Të njëjtin shqetësim e ndau edhe drejtori i Urbanizmit, Fatmir Memaj, por i cili njëkohësisht shprehu besimin se Gjykata gjatë këtij muaji do të shfuqizojë masën e përkohshme për pezullim të PZHK-së, dhe nga muaji Maj, qytetarët do të kenë të drejtën e përfitimit të lejeve ndërtimore.

Kryetari Haskuka dhe drejtori Memaj, thanë se kjo masë përveç dëmëve që i ka shkaktuar qytetarëve, ajo direkt e ka goditur edhe buxhetin e komunës/ Televizioni i Prizrenit

Më Shumë

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit