1.7 C
Prizren
E mërkurë, 21 Janar, 2026

Haskuka pas dënimit të dy ish-zyrtarëve të komunës së Prizrenit: Kosova vend i çudirave, vettingu në drejtësi prioritet mbi prioritet

Pas shpalljes fajtor për keqpërdorim të detyrës të dy ish-zyrtarëve të komunës së Prizrenit, ka reaguar ish-kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.

Në një shkrim llogarinë e tij në Facebook, Haskuka ka thënë se nga sot rrënimi i objekteve pa leje në Kosovë duhet të trajtohet si “keqpërdorim detyre”.

Tutje përmendi Vettingun, që sipas tij duhet t’i jepet prioritet.

“Kosova vend i çudirave”.

“Vettingu në drejtësi prioritet mbi prioritet”, tha Haskuka.

Ndërkq, sipas aktakuzës, të akuzuarit kanë rrënuar aneks-objektin e “Abi Çarshia”, duke e ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim.

Prokuroria pretendon se të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, me Udhëzimin Administrativ nr.06/19, me Ligjin mbi procedurën e përgjithshme administrative, si dhe vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nr. A-213/18 dhe A-179/19, me të cilat ishin anuluar aktvendimet e Drejtorisë së Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë në Prizren.

Islam Thaqi, ish-drejtor i Inspektoratit dhe Jetmira Vrenezi, ish-udhëheqëse e sektorit të Ndërtimtarisë, aktualisht deputete e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës janë dënuar me nga 3 vjet burgim dhe me nga 2.000 euro gjobë.

Dëmi që pretendohet se i është shkaktuar “Abi Çarshia”, me rrënimin e ankesit në fjalë, është në vlerë prej 69,729.66 euro.

Të akuzuarit tjerë në këtë rast: Egzona Morina- Thaçi, Arian Taraku, Isë Bislimaj, dhe Shqipron Krasniqi janë liruar nga akuzat./Telegrafi/

Më Shumë

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për pagën minimale, nga janari 425 euro dhe 500 euro në korrik

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pagës minimale, duke përcaktuar dy faza të reja të rritjes gjatë vitit 2026. Sipas...

IKSHP tregon zonat ku uji nuk rekomandohet për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka treguar zonat ku uji nuk rekomandohet për pije. Sipas njoftimit, është përfshirë edhe rajoni i Prizrenit,...

Lajmet e Fundit