7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Haskuka pret organizimin e tryezës për diskutimin e çështjeve me organet e drejtësisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se për më shumë se një vit është në pritje të organizimit të një tryeze për të diskutuar çështjet që lidhen me paditë përkatësisht aktakuzat ndaj drejtorëve të tij.

ka pohuar se kërkesën për një organizim të tillë ia ka drejtuar organizatave të shoqërisë civile. Me këtë rast nuk ka përmendur ndonjë emër konkret. Mirëpo një kërkesë e tillë e udhëheqësit të Ekzekutivit komunal, po konsiderohet si e papërshtatshme nga ana e opozitës, meqë sipas tyre duhet të respektohet pavarësia e organeve të drejtësisë.

Debati rreth zotimeve për qeverisje me duar të pastra në Prizren ishte intensifikuar në pjesën e dytë të vitit 2019, pas aktakuzave ndaj disa drejtorëve komunalë për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Haskuka ka theksuar se në atë kohë ka kërkuar organizimin e tryezës.

“Kur u pat bërë njëfarë bujë e madhe për këtë çështje edhe në pikat tjera, d.m.th më herët edhe për drejtorët tjerë, pata kërkuar nga ata që po bënin këtë propagandë nëpër media sociale po edhe në media televizive dhe portale, pata kërkuar të organizojmë një konferencë lidhur me çështjet, të cilat janë ngrit ndaj drejtorëve tonë, qoftë ndaj Drejtorit të Inspektorateve, qoftë ndaj drejtorëve tjerë dhe t’i diskutojmë se mbi çfarë baze janë ngrit, çka janë çështjet që janë parashtruar si prova ose a ka prova. Që nga ajo kohë edhe pse në mënyrë zyrtare, edhe këtyre organizatave të cilët faktikisht në titullin e tyre kanë sundimin e ligjit ose demokracinë ose çështjet që kanë të bëjnë me të drejtën, i kam bërë kërkesë edhe me shkrim, që mos ta organizoj unë si kryetar komune, por hajde ju pasi jeni të interesuar shumë për këtë, organizoni një konferencë me të gjitha palët dhe të diskutojmë dhe ti qesim pikat dhe argumentet, se cilat janë çështjet kyçe. Fatkeqësisht për këtë më shumë se një vit nuk është organizuar kjo”, ka thënë Haskuka, ditë më parë.

Ai edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin se ka përpjekje për njollosjen e qeverisjes së tij.

“Tash po shohim edhe nëpër televizione, po thonë edhe kryetari Haskuka po ka probleme me gjyqësinë. Jo, çështjet të cilat janë ngritë kundër drejtorëve të mi, janë pikërisht çështjet ku ata faktikisht e implementojnë ligjin. Pse nuk kanë ra pre e ndikimit të oligarkëve, pse nuk kanë ra pre të ndikimeve të ndryshme politike dhe trysnisë që kanë klanet e ndryshme ata janë përballë me këto padi”, ka deklaruar Haskuka.

Gjatë konferencës për media në të cilën pati njoftuar hedhjen poshtë të një padie ndaj drejtorit aktual të Urbanizmit, Beni Kizolli, Haskuka ka shtuar se edhe shumica e padive tjera janë duke u hedhur poshtë.

“Besoj se do të vazhdoj ashtu”, është shprehur kreu i Komunës. Ai ka theksuar se mbetet në pritje të organizimit të tryezës së diskutimit. “Në këtë aspekt unë pres ende, ata e dinë se kujt ia kam adresuar kërkesën për me organizua këtë konferencë. Më shumë se një vjet ka kaluar që kam dërguar e-mailin e kërkesën zyrtare. Nëse janë të interesuar për sundim të ligjit, hajde ta organizojmë këtë konferencë”, ka thënë Haskuka.

Në anën tjetër kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka shprehur qëndrimin se nuk duhet të ketë ndërhyrje në pavarësinë e organeve të drejtësisë. “Organet e drejtësisë janë të pavarura, dhe si të tilla duhet ti trajtojmë dhe si të tilla duhet të veprojnë”, ka thënë Totaj. Ndërsa sa i përket kërkesës së Haskukës, ai ka thënë se Vetëvendosja si parti vazhdimisht përpiqet që të fajësoj dikë tjetër edhe në rastet kur gabon. “Kjo është një karakteristikë e veçantë e VV-së, e cila në asnjë moment nuk e pranon një gabim të vetin, por vazhdimisht tenton ta zhvendos fokusin e zhvillimeve duke fajësuar çdo kënd tjetër, duke filluar nga oponentët politik, shoqëria civile, mediat dhe organet e drejtësisë. Mendoj se është një indikator i mënyrës së të menduarit dhe profilit të VV-së, si parti politike”, ka deklaruar Totaj.

opozitare ka përkujtuar se në kohën kur VV-ja ka qenë në opozitë, jo vetëm që ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve me aktakuza, por edhe ka organizuar protesta për këtë qëllim.

Kohë më parë, disa organizata të shoqërisë civile në Prizren patën vlerësuar se “ndërmarrja e veprimeve konkrete për dorëheqje ose shkarkim të udhëheqësve të drejtorive komunale në rastet e ngritjes së aktakuzave, do të tregonte vullnetin e sinqertë në përmbushjen e premtimeve për rritjen e standardeve dhe ndryshimin e praktikave për të siguruar institucione me kredibilitet”.

Në qershor të vitit të shkuar, ishte riformatuar qeveria komunale, me ç’rast Haskuka pat shprehur qëndrimin se me ekipin e ri do të vazhdojë punën për përmbushjen e programit qeverisës.

https://www.koha.net/kosove/255962/haskuka-pret-organizimin-e-tryezes-per-diskutimin-e-ceshtjeve-me-organet-e-drejtesise/

Më Shumë

Sara Gjordeni shtatzënë- Reagon për herë të parë Bardhi

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Lajmet e Fundit