12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Haskuka takohet me afaristët prizrenas

Sot kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit e Ekonomik, Sevil Kazaz dhe drejtorin e Drejtorisë së Inspektorateve, Islam Thaqi, zhvilluan një takim të përbashkët me afaristët prizrenas.

Komuna ka njoftuar se takimi ishte i fokusuar në fazën e parë të lehtësimit të masave për kthimin në normalitet, sipas së cilës shumica e këtyre afaristëve i kanë rihapur bizneset e tyre nga data 4 maj.

“Në takim u theksua rëndësia e respektimit të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 nga ana e afaristëve, duke përfshirë vendosjen e njoftimit për qytetarë në hyrje të lokaleve, rëndësinë e dezinfektimit të hapësirave, përdorimin e maskave dhe dorëzave mbrojtëse etj”, thuhet në njoftim.

Ndërsa lidhur me vështirësitë ekonomike të shkaktuar nga pandemia, afaristët u informuan për lehtësimet që po ofron Komuna, si dhe Qeveria nëpërmjet Pakos Emergjente Fiskale.

Takimi shërbeu gjithashtu edhe për të diskutuar çështje të tjera në interes të afaristëve si investimet në infrastrukturë, zhvillimi i veprimtarisë gjatë vikendeve, grantet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe problemet e ndryshme që vështirësojnë zhvillimin e biznesit./PrizrenPress.com/

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Më Shumë

Shkatërrohet laboratori i drogës në Prizren, Prokuroria kërkon paraburgim për të pandehurit

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas hetimeve të zhvilluara, më 02.04.2026 kanë zhvilluar një...

Bashkimi dhe Peja 03 ndeshen sot në finalen e tretë për titull kampioni

Sot zhvillohet ndeshja e tretë e serisë finale për titull kampioni në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, ku përballen Bashkimi dhe Peja...

Lajmet e Fundit