13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Mësuesja e re dhe tabela

Shkruan: Eriona Brahaj

Fillimi i jetës shkollore sigurisht që është i mbushur me sfida, vështirësi por edhe me çaste të bukura. Kur hymë në klasë të parë kishim shumë emocione, por edhe gëzim të papërshkruar sa mezi prisnim të njihnim udhërrëfyesin tonë. Kaluam gati dy vite shkollore të mrekullueshme dhe një ditë mësuesi ynë i dashur kishte thyer këmbën. U mërzitëm e gjithë klasa.

Mësuesi ynë ishte i urtë dhe shumë i përkushtuar ndaj nesh. Por, ja që nga aksidenti me këmbën u detyrua të ndërpriste mësimin. Për disa ditë mbetëm si zogj të humbur. Në klasën tonë vinin herë pas here mësuesit që mund të kishin ndonjë orë të lirë.
Në mesditën e të hënës, në klasën tonë hyri një mësuese e re.

Qe tërë butësi dhe fytyrëqeshur. Ardhja e saj neve na gëzoi dhe na dha shpresë për fillimin e diçkaje të re. Erdhi dita e shumëpritur që ne të mësonim me një mësuese të re dhe të bukur. Qetësia mbizotëronte në klasën tonë. Shikonim pak si me drojtje. Por ndjenim poashtu gëzim dhe emocione të përziera bashkë. Të gjithë ne e donim pa masë mësuesen, sepse ajo na u bë si prind.

Kur mësuesja jonë e re nisi të shkruante në tabelë, ne e shikonim tërë kureshtje, saqë kishim harruar të përshkruanim detyrat në fletoret tona. Mësuesja i përfundoi dhe ne i punuam detyrat. Si çdoherë, pasi mbaronim mësimin, duhej të pastronim tabelën dhe mësuesja filloi nga lart-poshtë, të pastronte të gjitha ato që kishte shkruar me shkumës të bardhë. Por, ne si fëmijë që ishim, morëm gomat dhe filluam të njëjtën gjë në fletoret tona. Po i fshinim të gjitha shkrimet që na kishte dhënë mësuesja. Të habitur po shikonim se përse mësuesja shikonte në fletoret e të gjithëve. Me zërin e saj të ëmbël dhe plot përkujdesje me buzën që i vinte në gaz mësuesja na pyeti:

-Përse i fshitë ushtrimet?
-Sepse mësuese edhe ti i pastrove në tabelë, – u përgjigjëm pothuajse njëzëri.
Mësuesja na shikoi me dashuri dhe filloi të qeshte me veprimet tona. Edhe ne si në kor ia nisëm të qeshnin të gjithë. Shikonim njëri-tjetrin dhe skuqeshim sa nga turpi aq nga e qeshura jonë fëmijërore.

-Jo nxënës të dashur, ju nuk duhet t’i pastroni më asnjëherë punimet që i bëni në fletore, – foli mësuesja. Ne pritëm ndonjë qortim. Por jo. Mësuesja na i tha këto si udhëzime që duhej t’i kishim parasysh në ditët tjera.

Ra zilja. Ne akoma po vazhdonim të qeshnim me veprimin tonë qesharak. Morëm çantat dhe u nisëm për në shtëpi. E dinim që gjatë do të mbetej në mendjet tona një gjë e tillë, e do të qeshnim, siç po qeshni edhe ju lexues të dashur.

Eriona Brahaj kl.IX/2

Më Shumë

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Futbollisti i Malishevës dënohet me tri ndeshje

Futbollisti i Malishevës, Rilind Haziraj, nuk do të mund të paraqitet për skuadrën për tri ndeshje.  Kjo pasi ai është dënuar nga Komisioni Disiplinor dhe...

Lajmet e Fundit