6 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Haskuka: UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë dhe çlirimtare

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, në ditën e dytë të aktiviteteve kushtuar Epopesë së Vërrinit, ka bërë homazhe në varrezat dhe lapidarët e dëshmorëve dhe martirëve në Jeshkovë, e cila ka qenë njëra ndër selitë më të atakuara gjatë luftës dhe ka dhënë shumë dëshmorë dhe martirë.

“Po ashtu kemi bërë homazhe pranë lapidarëve të dëshmorëve dhe martirëve në Hoçë të Qytetit dhe në Lybeqevë, për të nderuar dhe përkujtuar veprën dhe sakrificën e tyre”, shkruan Haskuka në Facebook.

“Dje kemi bërë homazhe në Lez dhe Kushnin, si dhe kemi inauguruar shtatoren e komandantit Selajdin Berisha dhe “Sheshin e UÇK-së”, ndërkaq nesër do të bëhet ecja memoriale me Bjeshkatarët e Sharrit dhe Parlamentin Studentor të Universitetit të Prizrenit”, tregon ai.

“UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë dhe çlirimtare për ta mbrojtur vendin tonë, andaj do të bëjmë çmos për t’i mbajtur gjallë vlerat e saja”.

“Në këtë drejtim, jemi duke punuar për memorialin e Krushës së Vogël dhe duke rregulluar varrezat e këtij fshati”.

“Memoriali i dëshmorit Besim Ndrecaj ka përfunduar dhe do ta inaugurojmë së shpejti, ndërkaq shumë shpejt do ta përfundojmë edhe memorialin e viktimave të Korishës dhe do ta pasurojmë Muzeun e Dëshmorëve, që dokumenton gjenocidin e kryer nga forcat serbe”.

 

Më Shumë

Rahoveci pret Pejën

Java e 11-të e kampionatit të basketbollit mbyllet sonte me përballjen mes Rahoveci 029 dhe GO+ Peja, raporton PrizrenPress. “Vreshtarët” deri më tani kanë regjistruar...

Rahoveci e fiton derbin me Kastriotin

Rahovecit i ka takuar derbi i xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir...

Lajmet e Fundit