8.2 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Havana ‘pushtohet’ nga ‘Chanel’

Supermodele e yje të “showbizz”-it zbarkuan në Havanë për një spektakël mode të veshur me magji, që “Chanel”-i i ofron ishullit të Karaibeve.

Ndër të parët që vunë këmbë në kryeqytetin kuban për shfaqjen ekstravagante ishin Gisele Bundchen e aktorët hollivudianë Vin Diesel dhe Tilda Swinton. “Chanel”-i është e para shtëpi e rëndësishme mode në botë, që zbret modelet e saj në një pasarelë në Kubë, duke nxjerrë kështu edhe një herë në pah ngrohjen e marrëdhënieve të vendit komunist me Perëndimin.

“Jam e lumtur. Jam shumë e lumtur, që Kuba më në fund po merr frymë, po thith ajër të freskët e po ndryshon, duke u hapur ndaj botës”, tha Zenia Aguero, qytetare kubane.

Spektakli debutues i Karl Lagerfeldit në Kubë u zhvillua në “Paseo del Prado”, një shëtitore në breg të detit me stola mermeri dhe e mbuluar nga gjelbërimi. Me prezantimin e “Resort 2017” në Kubë, “Chanel” sqaroi se kishte kërkuar të rikthehej në rrënjët e linjës së krijuar fillimisht për pushuesit e pasur amerikanë, të cilët sa me jahte, sa me “kroçiera”, gjejnë Karaibet si rrugë për t’i shpëtuar grisë së dimrit në vendin e tyre.

Më Shumë

Rahoveci përfundon projektin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime

Komuna e Rahovec ka përfunduar ndërtimin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime rurale, në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, të financuar nga...

Prizreni pa pikë në udhëtim, mposhtet nga Dinamo

Prizreni është rikthyer pa pikë nga udhëtimi në Ferizaj, pasi u mposht me rezultat 2-0 nga Dinamo në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit kaluan...

Lajmet e Fundit