9.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Haxhi Avdyli me reagim ndaj VV-së: Ndalni shpifjet!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli i ka quajtur të ngutshme dhe të neveritshme disa komente të aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Ai ka bërë të ditur se gjatë disa ditëve të kaluara, ka larguar nga rrethi i shokëve në Facebook, disa aktivistë të VV-së të njohur e panjohur.

Sipas Avdylit, ata po e ndotin me komente duke shpif e sharë, ndaj LDK-së, e çuditshme edhe ndaj atyre që dikur por edhe tani po punojnë shumë për nje koalicion të mirëbesimit VV- LDK .

“Kur mua më duhet ta bëj këtë, çka po ju ndodhka tjerëve, sepse konsideroj veten një nga kryetarët të degëve të LDK-së që ndihmoi fitoren e VV në balotazh në Prizren , që theu akullin duke lidhur koalicionin e parë lokal VV-LDK, si dhe punoi për një klimë mirëbesimi mes nesh në mandatin si deputetë të opozitës për të ardhur te dita e një koalicioni të ndryshimit LDK-VV.

“Kjo fushatë e orkestruar e shpifjeve, fyerjeve e përbaltjes së njerzëve kyq nê LDK, është e pakuptimtë dhe absurde kur dihet qê fushata parazgjedhore ka mbaruar e tani jemi në fazën e krijimit të qeverisë Kurti, ku për të ardhur te ajo duhet urtësi, mirëbesim e krijim të klimës për punë ekipore”, ka thënë ai.

“Kjo qeveri do jetë jo vetëm për 450.000 qytetarë që na kanë votuar por për 2.000.000 milion Kosovarë që presin ndryshime në jetën e tyre. Fushata ishte si ishte, ajo ka mbaruar ,tani është koha për veprime të guximshme, e punë të mira e konkrete për vendin. E ato bëhen kur jetësohet koalicioni i drejtë , se pari i bazuar nê besimin te njëri tjetri të dy partive me 29 e 28 deputetë, që do punojnë bashkë, në një pushtet të balancuar më shumë për vendin se sa për logot partiake. Njerzit e theshtë me plot vuajtje po presin nga ne ndryshim e kthim të shpresës, e militantët le të vazhdojnë të bëjnë tifozllëk të çmendur”, ka shkruar ai në Facebook.

Më Shumë

Haxhi Krasniqi rikthehet në ring, zbulohet kundërshtari dhe data e meçit

Boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi do të rikthehet në ring. Krasniqi për kundërshtar do ta ketë portugezin, Jorge Silva. Meçi zhvillohet me datë 4 maj në...

Latifi: Kosovës i duhet ndihma profesionale, jo `dyqanet e kirurgjisë`

Kirurgë shqiptarë në mërgatë do ta ndihmojnë Kosovën dhe shëndetësinë e saj, përmes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Kryetari i këtij kolegji Dr. Rifat...

Lajmet e Fundit