18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Zafir Berisha: Brigada 125 e UÇK-së ka qenë krenaria e Prizrenit

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha beson se bashkëluftëtari i tij, Nehat Basha, do të triumfojë në Hagë.
Sipas tij, Gjykata Speciale është themeluar me dëshmi të Beogradit.

“Në luftën titanike p?r liri, deri sa u kurorëzua me 12.06.1999 triumfuam kundër okupatorit serbo-sllav, prandaj jam i bindur se Nehat Basha bashkë me luftëtarët e UÇK-së, do të triumfojnë në padrejtësinë e radhës që po bëhet gjoja në emër të “drejtësisë” në Hag”, shkruan Berisha, transmeton “PrizrenPress”.

Një gjykatë që është themelu me dëshmi të Beogradit dhe barkëqitjes së tyre, të cilët po kundërmojnë në Kosovë dhe që këtë gjykat po e llogarisin si momenti i volitshëm për me ju hakmarrur luftetarëve të vërtet të UÇK-së!”

“Brigada 25 e ZOP të UÇK-së ka qenë krenaria e Prizrenit dhe Kosovës, prandaj të gjithë luftetarët e vërtet të kësaj brigade do të ndihen krenar gjithmonë”.

“UÇK-së ka vepruar dhe luftuar deri me 12.06.1999, pas kësaj date ka individ jo ushtri”.

Ish-komandanti i brigadës 125 Nehat Basha është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Përmes një shkrimi në Facebook, Gucari ka shkruar se sot ka marrë lajmin për ftesën e Bashës nga Gjykata Speciale.

“Sot mora lajmin për thirrjen e komandantit Nehat Basha nga gjykata speciale. Edhe ky i nderuar do të dali faqebardhë si çdo luftëtar i drejt i UÇK’së”, ka shkruar Gucati.

Ndërkaq deri më tash, numri i përgjithshëm i të ftuarve për intervistim nga kjo gjykatë ka arritur mbi 100./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Paraqitje e jashtëzakonshme: KFF Liria triumfon kundër KFF Intelektualeve

Në ndeshjen mes KFF Lirisë dhe KFF Intelektualeve, skuadra e KFF Lirisë triumfoi me një rezultat të thellë, 6:1. Trajneri Sinan Osmani drejtoi vashat e Lirisë,...

Totaj uron besimtarët për Fitër Bajram

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit. “Të gjithë besimtarëve myslimanë, duke iu dëshiruar agjërim të pranuar...

Lajmet e Fundit