Haxhi Avdyli: Nuk do të ketë koalicion me PDK-në në Prizren

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli është shprehur i sigurt në fitoren në zgjedhjet komunale në Prizren, përderisa ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me PDK-në në këtë komunë.

“Hatim Baxhaku do të jetë i pari duke u bazuar në votat e LDK-së, mirëpo ai do të marrë vota edhe më shumë se sa vetëm të LDK-së. Në balotazh mendoj që do të jemi me Mytaher Haskukën, mirëpo do të dalim fitues. Ndërsa me PDK-në nuk do të hyjmë në koalicion. Ata ishin e keqja e deritanishme e ne do të ndërrojmë faqen për Prizrenin” ka thënë Avdyli.

Tutje ai ka thënë që kandidati Hatim Baxhaku është i duhuri për të qenë i pari i Prizrenit, ngaqë ka përvojë menaxheriale, dhe ka treguar suksese të medha deri më tani, njofton Klan Kosova.

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Lajmet e Fundit