Haxhi Avdyli pritet ta drejtoi LDK-në në Prizren

haxhi avdyli ldkZgjedhjet për kreun e LDK-së në Prizren janë në fazën e fundit. Deri në fund të javës së ardhëshme pritet që të mbahet kuvendi i cili edhe do të përcaktojë se kush do të udhëheqë me LDK-në e Prizrenit. Gara kryesore pritet të zhvillohet mes dy kandidatëve Haxhi Avdyli dhe Hanefi Muharremi.

Sipas burimeve të “Infokusit” nga Brenda LDK-së në Prizren bëhet e ditur se disponimi i shumicës së antarësisë dhe delegateve është në përkrahje të një figure të re ne krye të degës dhe Dr. Haxhi Avdyli pritet të marrë shumicën e votave nga delegatët e kuvendit zgjedhorë të LDK-së në Prizren.

“Dr. Haxhi Avdyli shihet si shpëtim për degën e LDK-së në Prizren, madje edhe disponimi i shumicës është që të ketë një figure të re në udhëheqjen e degës së LDK-së”, ka thënë për “Infokus” njëri nga përkrahësit e Dr. Haxhi Avdylit njëherit edhe anëtarë i këshillt drejtues të LDK-së./Infokusi.com/

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit