7.1 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Haziz Hodaj i përgjigjet Nismës

Kuvendari i LDK-së, Haziz Hodaj, e ka quajtur qesharake akuzën e Nismës.
Ai vazhdon të akuzojë këtë subekt poltik për mënyrën e qeverisjes.

Reagimi i plotë

Shumë qesharake, madje qeshje me zë. Maja e mafiozitetit sulmon duke mendu se sulmi është mbrojtja ma e mirë! E ka kapur në mënyrë të paskrupullt çdo gjë, dhe aty ku ka pasë mundësinë më mainimale dhe prap e ka guximin të sulmon.

Nuk është tekst i tyre, sespe ata nuk dijnë kështu, ata dijnë vetëm me zhvatë, kjo është mënyra e qeverisjes së tyre ( shih.arsimin, shih sportin e kulturën, shihe KF “Liria” ku është katandisur), autor i tekstit është sigurisht ndonjë ish LDK-ist që me mish e shpirt është mundu vetëm të përfitojë nga LDK dhe tani paturpësisht i shërben NISM-ës “shpëtimtarit të Prizrenit” apo “forcës për ndryshim” siq e po quajnë veten.

Unë jam shumë krenar madje e mbajë ballin hapur për çdo veprim timin në LDK. Tek e fundit “çdo kush lidhet për këmbë të vet” Një plak i menqur në lagjen time thoshte:

” Lulë ish kanë kapreci çka më ka dalë shyti”

Kujdes qytetarë të Prizrenit, momentalisht orën e kemi të ndalur!

Më Shumë

P.C Prizreni në finale

Proton Cable Prizreni siguroi biletën për finalen e Final 8 Kupës së Kosovës për Ligën e Parë te meshkujt. Prizrenasit në gjysmëfinale fituan ndaj Istogut...

14 vjet nga tragjedia në Restelicë

Sot shënohen 14 vjet nga një prej tragjedive më të rënda natyrore në Kosovë, kur fshati Restelicë në komunën e Dragashit u godit nga...

Lajmet e Fundit